Pamjet që vijnë nga kufiri mes Nepalit dhe Tibetit që u godit sot nga një katastrofë natyrore janë tronditëse. 

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një masë e madhe dheu shkëputet nga mali dhe brenda pak sekondash përpin banesat në fshatin pranë pikës kufitare të Gyirong, pa u lënë banorëve as edhe një sekondë për të reaguar.

Sipas mediave ndërkombëtare, rrëshqitja e dheut ndodhi në anën nepaleze të pikës kufitare të Gyirong dhe shkaktoi viktima dhe persona të zhdukur. Pas ngjarjes, presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi mobilizimin e të gjitha burimeve për operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimin e banorëve dhe ndihmën për të plagosurit.


Lajmi kryesor:

Rrëshqitje masive e dheut mes Nepalit dhe Tibetit! Të paktën 95 të vdekur dhe qindra të zhdukur, mes tyre 384 turistë të huaj (VIDEO)