Zyrtarët thonë se më se 300 vetë janë vrarë nga shembja e dheut dhe vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, në pjesën veriore të Indisë dhe në Pakistan.

Gjatë pesë ditëve të reshjeve të mëdha në Kashmirin e administruar nga India, janë vrarë afro 150 njerëz. Këto ishin vërshimet më të mëdha në këtë rajon në 50 vitet e fundit.
Ndërkohë që në zonat e tjera të Pakistanit  më shumë se 160 vetë kanë vdekur, ndërsa mijëra shtëpi janë shkatërruar.

Një zyrtar pakistanez tha se situata po shndërrohet në “emergjencë kombëtare”.
 
Ekipet e shpëtimit në të dy vendet po i shfrytëzojnë helikopterët dhe anijet për t’i evakuuar dhjetëra mijëra njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)