Mëngjesin e sotëm, një burrë dhe një grua 22-vjeçare, kanë humbur jetën pasi një rrëshqitje dheu shkatërroi pjesërisht shtëpinë e tyre në Palmeira de Faro, veri të Portugalisë.
Ndërsa 2 fëmijë të moshës 2 dhe 12 vjeç, kanë shpëtuar mrekullisht, raportojnë mediat e huaja.
“Një rrëshqitje dheu në një shpat goditi një shtëpi familjare dhe vrau dy viktima 22-vjeçare”, tha zëvendësi i Komandës Vullnetare të Zjarrfikësve të Esposende, rrethi i Bragës.
Shkak i rrëshqitjes së dheut dyshohet se kanë qenë reshjet masive të shiut.
Sipas zjarrfikësve të Esposende, në shtëpi ndodheshin gjashtë persona, dy prej tyre humbën jetën teksa po qëndronin në aneksin e pasëm të shtëpisë së tyre.