Një rrëshqitje dheu në një autostradë në Brazilin jugor ka vrarë të paktën dy persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë zhdukur.

Rrëshqitja e dheut ra në autostradën BR-376 në shtetin e Paraná, duke marrë para të paktën 16 automjete, thanë autoritetet.

Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe lokacioni i largët po ndërlikonin përpjekjet e kërkimit.

Autoritetet lokale thanë në një konferencë për shtyp se 30 deri në 50 persona mund të rezultojnë të zhdukur.

Shërbimet e urgjencës kanë lokalizuar gjashtë të mbijetuar, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar të Guaratuba, Roberto Justus.

Në një video të postuar në mediat sociale, Justus tha se ishte "i gjallë falë Zotit", sipas agjencisë së lajmeve AFP. "Ishte e tmerrshme," tha ai. "Mali sapo ra mbi ne. Ai fshiu çdo makinë”.