GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës njofton se pas disa orëve bllokimi të aksit Tepelenë - Subash nga rrëshqitja e dherave, gjendja i është rikthyer normalitetit në orën 11.30 pas ndërhyrjes së fadromave të Agjencisë Rajonale.
Rrëshqitja e dherave ndodhi pranë "Ujit të ftohtë", i njëjti vend ku ndodhi dhe muajin e kaluar. Policia njofton se tashmë lëvizja bëhet në të dy kahet pa problem, pas disa orëve që ishte e mundur vetëm lëvizja në një kah.
Rrëshqitjet kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut për disa orë dhe pas ndërhyrjes së fadromave gjendja e rënduar është normalizuar.
(ad.ti/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com