Jehona Varfi do të jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar. Diplomuar në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010, me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim, Jehona ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.
Me përvojë në menaxhimin e projekteve strategjike, trashëgimisë kulturore dhe politikave publike, Jehona ka kontribuar në zhvillimin e politikave rinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Drejtimi i saj në Cirkun Kombëtar pritet të sjellë një frymë të re dhe kreative, duke synuar një platformë më të gjerë për artistët e rinj dhe ngritje të institucionit në nivelin që ai meriton, me një kalendar të pasur kulturor e bashkëpunime rajonale, si dhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore.
Më herët, Cirku Kombëtar drejtohej nga Laid Ymeri, i cili u lirua nga detyra më 25 shtator 2024.