Dita e Cirkut, nisma personale e trupës, për dy ditë radhazi shfaqje. Artistët mes përqafimeve të vogëlushëve: E prisnim prej kohësh, na kish munguar skena!

Nuk është çadra e tyre,  por ambientet e reja tentojnë të ndjellin vogëlushë e familjarë përmes një ekspoziture të historikut të Cirkut, biletarie e figurinave... Prej fillim marsit është nënshkruar kontrata e qerasë me qendrën “Kristal Center”, që artistët përgjatë këtij viti të shënojnë pika takimi me publikun... Në Ditën Ndërkombëtare të Cirkut, ndonëse të ulur në një sallë të përshtatshme për kinema, të vegjlit presim me padurim fillimin e numrave nga trupa.

“Për këto dy ditë zgjodhëm të sillnim një program të larmishëm gjatë gjithë ditës, nga ora 9.00 e mëngjesit deri në 9 të darkës. Gjithashtu dhe nesër, me ëorkshope, filma dokumentarë të Cirkut, shfaqje të ndryshme, mbrëmje me flakë jashtë ambientit të qendrës”, shprehet Julian Kazazi, prestigjator në Cirkun Kombëtar.

Shfaqjet që ata japin nga mëngjesi në mbrëmje këtë fundjavë, janë nismë e tyre personale.

“Të gjithë artistët u angazhuan maksimalisht për të bërë një festë ashtu siç festohet në të gjithë botën... një shfaqje sensibilizuese, aktivitete sensibilizuese për artistët e Cirkut, por jo vetëm sepse ne jemi një institucion që kemi mbi 63-vjet histori”, shton më tej Kazazi.

E megjithatë përkushtimi është maksimal... njësoj si entuziazmi i fëmijëve që ka tejmbushur sallën...

“E prisja prej shumë kohësh, sepse na kishte munguar skena, na kishte munguar publiku. Dhe ishte një emocion shumë i madh!” shprehet artisti Gerald Shima.

Numra të ekuilibrit, xhonglerimit, performanca nga vertikalistë a zbutësi i qenëve, artistët e marrin adrenalinën tek brohorima dhe duartrokitjet e  fëmijëve...Ndonëse pranojnë mangësitë në kushtet në të cilat po punojnë, i gëzohen rikthimit dhe vijimësisë së aktiviteteve. Klaudja Duro është një prej artisteve që performoi këtë të shtunë...

“Duke parë skenën që është më e mbledhur se arena e Cirkut, vendosa të mos bëj një performancë ajri, sepse kushtet këtu nuk janë shumë të favorshme për ato performanca me të cilat ne ishim mësuar dhe vendosa të bëja një ‘led shoë’, performancë me drita, të cilën e performoj për herë të parë”, shprehet akrobatja Klaudja Duro.

Tregon se punon në Cirk prej 18 vitesh, ndërsa pasioni për profesionin është trashëguar nga e ëma, artistja e njohur Fitnete Duro.

“Në fakt e kam menduar çfarë do të isha bërë nëse nuk do të isha akrobate, nuk i kthej dot përgjigje kësaj pyetje”, shprehet më tej Klaudia.

Ndërsa Gerald Shima, në petkat e klounit shoqëron thuajse të gjitha shfaqjet e Cirkut...

“Pikërisht numri që sapo ndoqët pak më parë, ka edhe simbolikën se duhet të jemi gjithmonë pranë publikut dhe nuk mund të mungojmë më për asnjë arsye”, shprehet artisti i Cirkut, Gerald Shima.

Sa i përmendim Çadrën, artisti përlotet... Ëndrra për një shtëpi të tyren, i bënë të vijojnë...

“Kur përmendët çadrën, fragmenti që më erdhi ndër mend ishte pjesa kur ne nuk e pamë më. Dhe realisht ishte shumë e trishtë për të gjithë! Kjo është e përkohshme. Ky ambient është i përkohshëm, ne jemi të vetëdijshëm se nuk ka infrastrukturën e duhur, çdo gjë është ngushtë, por po përpiqemi me aq sa është e mundur që të jemi pranë publikut. Dhe shpresojmë, realisht shpresojmë shumë që në një të ardhme të afërt të kemi edhe në godinën tonë të Cirkut Kombëtar. Jemi besimplotë që do të ketë edhe një dritë për artistët në fund të tunelit”, shton Shima.

Janë edhe këto përqafime pas çdo shfaqje që nxisin trupën e Cirkut në të tjera të rikthim, qoftë edhe në sallat e improvizuara në Tiranë a rrethe...

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut