Elva Margariti në Report Tv: Butrinti nuk do jepet me koncesion! Ndërtimi i Teatrit u shty nga kriza! Nisim restaurimin e Muzeut Etnografik të Krujës

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shuar të gjitha pretendimet duke theksuar se Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion. Margariti tha në Report Tv se është një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ku qeveria do të jetë partner. Ministrja iu përgjigj edhe pretendimeve të opozitës duke theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete. 

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, ministrja shpjegoi detaje nga plani i ri i menaxhimit, ku theksoi se do të vihen në jetë mini-projekte për të përfshirë komunitetin në zonë. Kjo është një nga rekomandimit bazë të UNESCO, duke qenë se Butrinti është pjesë e saj.

“Nuk është koncesion, menaxhimi Butrintit kalon në një fondacion të posaçëm me fondin amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës. Fondi është një doantor ashtu siç mirëpresim donatorë të tjerë. Biletaria elektronike, 10 site janë përmirësuar falë kontributit të fondi amerikan për zhvillim. Prezenca e fondit ka qenë edhe më parë në Butrint. Nuk ka asnjë lloj sekreti siç u shua për elementë që nuk i bëhen me dije publikut. Parku Kombëtar i Butrinit është pasuri kulturore botërore dhe si e tillë i parashtrohet edhe disa rekomandimeve të UNESCO. Plani Krijimi i shtigjeve të reja, aksesueshmërinë nëpërmjet varkave, ka në fokus një element shumë kyç karbon free, ka një qasje ekologjike, në sfidat globale që ndeshemi. Ka elementë të detajuar për restaurimin, por edhe mirëmbajtjes së zonës arkeologjike. Elementi mbështetjes së komunitetit lokal, rekomandim bazë i UNSECO, përfshirja e komunitetit në jetën e përditshme të këtij parku. Krijojë mini projekte për të përfshirë komunitetin edhe në formë grantesh. Do kemi edhe më shumë staf se do shtojmë personel, udhërrëfyes, ura bashkëpunimi me komunitetin”, tha Margariti në Report Tv.

Margariti tha se do të nisë restaurimi i Muzeut Etnografik të Krujës, por edhe muzeut në Kavajë. Ajo shtoi se një projekt i ri është edhe muzeu hebraik që do të ndërtohet në Vlorë, i cili do të tregojë për jetën e vështirë të hebrenjve, por do të nxjerrë në pah edhe traditat e shqiptarëve si mikpritjen.

“Yuth for Culture, për restaurimin etnografik në Krujë dhe Kavajë. Një nga projektet e reja është Muzeu Hebraik në Vlorë, vjen si një muze për të treguar një histori të shqiptarëve, një histori të hebrenjve në ato ditë të vështira. Një studio izraelit e ka fituar presim fundvitin për projektin e plotë”, tha Ministrja.

Ministrja u ndal edhe në nismën ‘Javët ndërkombëtare të Kulturës’ e cila tha se do të zgjasë deri në muajin nëntor dhe mbyllja do bëhet me Kosovën. Ajo bëri me dije se vitin tjetër, kjo nismë do të nisë më herët që në muajin janar ose shkurt. Margariti tha se koncertet dhe festivalet do të shtrihen edhe në zonat rurale. 

“Program që lind për të promovuar kulturat e vendeve, mundësitë e biznesit, relatat diplomatike, një mënyrë për të promovuar Shqipërinë në të gjithë botën që është mikpritjen. Nisëm që bën bashkë shumë vende, nuk janë vetëm vende të BE-së, Tirana ka një shumëllojshmëri aktivitetesh që lidhen me nismën Tirana kryeqyteti Evropian i  Rinisë, me Japoninë, Kinën, Turqinë, Izrael, vendet Europaine. Java e parë është java franceze, e filluam më 25 prill, në dy javët në vijim janë javët e Bashkimit Europian, deri në nëntor, e mbyllim me Kosovën. Në vitet e ardhshme, mund të filloj që në janar ose shkurt, mund t’i shtohen edhe vende të tjera. Në të gjithë Shqipërinë, ka qenë një komunikimin i gjatë me ambasadat por jo vetëm , dialogu ka qenë edhe me homologët e mi, ministrave të tjerë edhe vetë kryeministri. Jemi në Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë”, u shpreh Margariti.

Projekti dhe buxheti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar janë gati tha ministrja, por theksoi se ndërtimi është pezulluar për shkak të krizës së çmimeve që ka goditur vendin. Ndërsa për ndërtimin e Cirkut Kombëtar, Margariti tha se po bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës për ta vendosur në një nga zonat e rindërtuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:08
‘Open Balkan’, Margariti: Takimi i radhës në qershor në Ohër, marrëveshje bashkëpunimi në kinematografi dhe shkëmbimin e artistëve

 

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka bërë me dije se do të mblidhen në qershor në Ohër me dy vendet që janë pjesë e ‘Open Balkan’ ku do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim në kinematografi, si edhe për shkëmbimin e artistëve.

“Ne kemi folur me disa shtete dhe në këtë rast për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e artistëve nga të gjitha vendet partnere, siç flasim për bashkëprodhimin kinomatografik që do shtrihet në Open Balkan. Një punë që  kemi nisur prej disa muajsh për shkëmbimin e kapitalit njerëzor. Draft marrëveshje pothuajse e dakordësuar do jemi në Ohër të tre ministrat për ta nënshkruar”, tha Margariti për gazetarin Arbër Hitaj.

Ora 19:00
Ndërtimi i Teatrit Kombëtar, Margariti për Report Tv: U shtu për shkak të krizës së çmimeve, do dalim me një vendim shumë shpejt

 

Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha në ‘Studio Live’ në Report TV se ndërtimi i Tetarit Kombëtar është shtyrë për shkak krizës së çmimeve që ka goditur vendin. Vendimi për nisjen e punimeve, sipas Margaritit do të merret shumë shpejt. 

“Projekti është gati, kemi buxhetin për të nisur këtë vit, jemi stepur përpara kohë kapjm më moment të vështira si kriza energjetike dhe impaktin që kemi pasur në çmime prej luftës. Elementë që nuk kanë stopuar vetëm teatrin por edhe nisma të tjera. Po bëjmë një balancim për këto projekte. Moment delikat, në një periudhë shumë të shkurtër do merret një vendim”, tha ministrja për gazetarin Arbër Hitaj.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 28/04/2022 07:28

    Zonja ministre edhe koloseu esht pasuri boterore dhe mbrohet nga unesko por shteti italian e menaxhon vete dhe unesko jep parat per mirmbajtje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja