TIRANE- Rreth 1000 metër kub inerte do të zhvendosen nga kryeqyteti, gjatë aksionit “Të mbajmë pastër Tiranën”. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo teksa ka vizituar një tjetër pikë të kryeqytetit, në rrugën “Babë Rexha”, ku ka vijuar aksioni i pastrimit nga inertet.
Ai ka bërë të ditur se këto 1000 metër kub inerte në 11 pika të identifikuara si tepër problematike do të zhvendosen në fushë-depozitimin e Sharrës, ku shkojnë dhe trajtohen sipas procedurës së caktuar. “Besoj këtë duhet të bëjnë të gjithë qytetarët, siç e bën Bashkia e Tiranës”, ka theksuar Bozdo mbi këtë praktikë.
"Është një moment sensibilizues për çdo qytetar, për rëndësinë që ka mbajtja pastër e mjedisit ku jetojmë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës do të vijojë në ditët në vijim me fushatën sensibilizuese", ka theksuar Bozdo, duke premtuar se “muaji nëntor do të vazhdojë të jetë për ne, sipas traditës më të mirë të Bashkisë së Tiranës, muaji i vullnetarizmit dhe i gjelbërimit". Ai ka kërkuar edhe me një apel civil, që pas pastrimit ta ruajmë mjedisin të pastër, dhe të mirëmbajmë ambjentin ku jetojmë. Nisma “Ta pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” ka përfshirë jo vetëm bashkinë, por edhe prefekturën e Tiranës. Kjo e fundit ka ngritur sot një shtab rajonal dhe një plan pune, për të koordinuar punën para dhe gjatë aksionit të pastrimit, që do të zhvillohet ditën e premte në 22 nëntor.
Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com