Rreth 15 mijë shqiptarë u arratisën në diktaturë! Et'hem Fezollari: Ne si familje e kishim vendosur, ose vdesim të gjithë, ose jetojmë të lirë të gjithë!

Et'hem Fezollari tregon natën e 3 korrikut të vitit 1975 kur bashkë me familjen u arratisën nga Pogradeci për të fituar lirinë: “Ne kishim vendosur, ose vdesim të gjithë, ose jetojmë të lirë të gjithë! Fati ishte me ne, kaluam shëndosh e mirë matanë” 16 anëtarë të familjes Fezollari, 8 pre tyre fëmijë lundruan gjithë natën në liqen, me varkë artizanale dhe arritën të dalin gjallë matanë kufirit, në Ohër të Maqedonisë, që asokohe ishte pjesë e Jugosllavisë. Por fatin e familjes Fezollari nuk e kanë patur të gjithë të arratisurit. Shumë prej shqiptarëve që tentuan të shkelin kufirin në diktaturë u vranë nga ushtarët, të tjerë u përballën me gjyqe për “tradhti ndaj atdheut”.

Pikërisht për të vrasjet e ndodhura në kufi, gjatë viteve 1944-1990, Autoriteti i Dosjeve organizoi një simpozium në Pogradec me temë  “Kufijtë e Diktaturës, kuadri ligjor dhe institucional”.

“Në gjithë vendin ishin afro 15 mijë persona të arratisur. Zona e Korçës ndër më të prekurat por dhe Shkodra e zonat e tjera kufitare. Përndjekja ka qene shumë e egër deri në vitin ’90. Qëllimi i këtij simpoziumi është ta sjellim më afër komunitetit. Një përpjekje për të mbajtur gjallë kujtesën kolektive për atë pjesë të dhimbshme të historisë shqiptare gjatë diktaturë”, tha drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula.

Rreth 15 mijë persona numërohen te arratisur ne raportet e Sigurimit te Shtetit, nga 1944 deri ne vitin 1990, pa llogaritur ata që ikën përmes ambasadave.  Rreth 998 te tjerë vdiqën ose u vranë nga regjimi në ketë përpjekje per liri. Shume prej te vrarëve nuk kanë varre, tha Gentiana Sula, pasi Sigurimi i Shtetit, asokohe nuk ua ka dorëzuar eshtrat familjarëve për të shmangur hetimet mbi vrasjet në kufi.

Tabelë: Të arratisurit sipas qyteteve. Burimi: Autoriteti i Dosjeve

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensionisti: 28/08/2024 17:35

    Nderkohe ne 35 vjet kane ikur 1.5 milion dhe me qindra mijera te mbytur ne dete apo kufinjve me Greqine. Bejeni llogarine vet.

    Përgjigju
    • Pensionisti: 28/08/2024 18:56

      Djaloshi, mos u merr me keto pune se jane te thella po rri poshte ballkonit te komunistit Sali qe bente deshmitarin e rreme gjyqeve dhe doktor i bllokut. Mos harro qe jeni aleate me VULLNETARIN e sigurimit I.META. Rri aty e enderro per nje cop mjalt te Saliut.

    • Djaloshi: 28/08/2024 18:27

      Po o komunist i fëlliqur, por këta nuk janë torturuar apo vrarë për fjalën e lirë

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025