Qeveria britanike duhet të bëjë më shumë për t’i dhënë fund përdorimit të hoteleve për azilkërkuesit fëmijë. Ky është qëndrimi që Këshilli Bashkiak i Brighton ka mbajtur ndaj qeverisë së Britanisë së Madhe për të adresuar shqetësimin e zhdukjes së qindra fëmijëve.
Pavarësisht raporteve se fëmijët po rrëmbeheshin nga hotelet në Brighton, qeveria britanike e mohoi një gjë të tillë.
Ndërkohë, reth 200 fëmijë, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, janë zhdukur nga hotelet ku po strehoheshin azilkërkuesit. Kryetarja e këshillit bashkiak të Brighton tha se fëmijët nuk duhet të transferoheshin në hotele sepse aty nuk e merrnin përkujdesjen për të cilën kanë nevojë.
"Mjerisht ka autoritete lokale, duke përfshirë disa në juglindje, të cilët nuk i marrin në kujdes fëmijët azilkërkues dhe kjo është ajo që do të thotë se ka një numër të madh fëmijësh ende në hotele"- u shpreh kryetarja, Hannah Allbrooke.
Ajo bëri thirrje që qeveria të zgjidhë mungesën e vendosjeve në kujdesin social të fëmijëve dhe të zgjidhë krizën e rekrutimit të punonjësve socialë.
ka mundesi te shfrytezohen seksualisht nga pedofilet dhe toksikomanet ne angli.
Përgjigju