Rreth 5 mijë turistë u 'dyndën' tek varri i Skënderbeut në Lezhë gjatë muajve të verës (VIDEO)

Sezoni turistik është shoqëruar me fluks vizitoresh në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Lezhës. 5 mijë ka qenë numri i personave që kanë vizituar këtë aset turistik vetëm gjatë muajve të verës, duke njohur rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet e tjera. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi thotë se vizitoret kanë qenë kryesisht shtetas kosovar, por nuk kanë munguar as shtetasit e ardhur nga vende të ndryshme të Europës.

"Numri më i madh vjen nga Republika e Kosovës. Përfaqësojnë 50% të vizitorve. Në vend të dytë vjen Shqipëria. Gjithashtu kemi dhe shumë vizitorë dhe turistë nga vende të ndryshme të botës, jo vetëm nga europa por edhe nga kontinente të largëta. Numri gjithsej ka qenë 5000 veta." ka deklaruar Paulin Zef, Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës.

Të shumta janë ata që kërkojnë të vizitojnë dhe Kalanë e Lezhës, por pengesë mbetet rruga e ngushtë e cila është e pa aksesueshme nga autobusët.

"Duke qenë se janë me makina të mëdha ose me mikrobuse autobus është e pamundur që të vizitojë kalanë  për shkak të kthesave. Zgjedhin të shkojnë drejt qytetit të Shkodrës apo Krujës.  Secila është e lidhur ngushtë me Lezhën. Ata që vizitojnë Lezhën shkojnë edhe drejt Krujës ose anasjelltas. Duhet të shikohet rruga sidomos kthesat siç janë tek rruga e Kallmetit. Problemi është në vizitat e organizume kur vijnë shumë veta me 3-4 autobusë . Preferojnë të ikin një orë larg sesa të vizitojnë Kalanë e Lezhës që është këtu afër vetëm 2 km larg vendvarrimit të Skënderbeut."

Rritja e numrit të vizitoreve në vendvarrimin e Skënderbeut ka shtuar të ardhurat  të cilat do të përdoren për mirëmbajtjen e këtij objekti i cili është restauruar plotësisht pak muaj më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Chxjxnx: 04/09/2019 19:54

    3 muaj vere, rreth 100 dite. 5000 turiste/100 dite=50 turiste ne dite dhe e quani dyndje. S'dini skaj per mediokritetin.

    Përgjigju
    • Unë: 05/09/2019 11:09

      Ky drejtori si duket do që ta mbajnë sërish në punë për arritje të larta. Dihet që kosovarët vijnë gjithmonë tek vend varrimi i skendebeut

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen