Rrethimi i Kaçifas me 20 specialë të RENEA-s,në zonë gjenden 25 gëzhoja

Rrethimi i Kaçifas me 20 specialë të RENEA-s,në zonë gjenden 25 gëzhoja

Konstandinos Kaçifas

Efektivët e policisë shqiptare RENEA, nuk kishin asnjë mundësi tjetër se si të vepronin ndryshe, në mënyrë që të shmangnin ekzekutimin e Kostandinos Kaçifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Konstandinos Kaçifas, për disa orë ka rezistuar me armë automatike, ku me vete kishte 90 fishekë. Kjo është vërtetuar pas ekzekutimit të tij, pasi automatiku i viktimës ishte i përbërë me tre karikarorë, të cilat ishin bashkuar me ngjitës natriban, duke bërë që Kaçifas, të kishte mundësi dhe potencial të rezistonte gjatë në rrethimin, që RENEA i bëri atij në zonën e depos së ujit të fshatit Bularat.

Sipas të dhënave, efektivët e RENEA-s kanë bërë ekzekutimin e 35-vjeçarit, sapo ky i fundit ka hapur zjar ndaj tre negociatorëve të RENEA-s, duke i rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Sapo ai ka hapur zjar, është qëlluar me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Veprimet hetimore të para i ka kryer prokuroria e Gjirokastrës ndërkohë që tashmë dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Në total janë sekuestruar 25 gëzhoja, 17 në vendin e ngjarjes ku u qëllun efektivët e patrullës së policisë dhe 8 të tjera pikërisht tek vendi, ku u ekzekutua Kostandinos Kacifas”-tha një burim pranë prokurorisë.

Ky i fundit shtoi për “Shqiptarja.com” se Kostandinos Kacifas, ka qëlluar patrullën e policisë pa paralajmërim dhe pa bërë asnjë debat me policët. Konstandinos Kaçifas, njihet si person ekstremist dhe sipas burimeve plani i tij ishte ekzekutimi i policëve dhe largimi më pas në drejtim të Greqisë, ku t’i shpëtonte ndjekjes së policisë.

Rrethimi i Kaçifas, 20 efektivë në terren

Kanë qënë plot 20 efektivë të repartit RENEA ata që kanë bërë rrethimin e Kostandinos Kacifas në zonën e quajtur depoja e ujit të fshatit Bularat. Ky numër i vogël efektivësh ka qënë edhe për shkak të kapacitetit të helikopterit që ka transportuar njësinë special nga ambientet e repartit në Tiranë në drejtim të fshatit Bularat.

Në fakt, në operacion ishin aktivë pikërisht 20 efektivë, ndërkohë nga këta 20, tre mësohet të kenë qënë negociatorë me Konstandinos Kaçifas, të cilin disa herë e kanë paralajmëruar që të lerë armën në tokë dhe të vetëdorëzohet. Të tre negociatorët i kanë bërë thirje me megafon, në mënyrë që ai të mos bënte asnjë rezistencë, pasi në të kundërt nga ana e policisë do të qëllohej, pasi ai ishte i zbuluar dhe s’mund të mbrohej nga askush.

Njëherësh, negociatorët i kanë bërë të ditur Konstandinos Kaçifas, të gjitha të drejtat e tij ligjore, që të dorëzohej dhe se pas dorëzimit do i vihej në dispozicion një avokat mbrojtës për ti mbrojtur pozitën ligjore të tij. Por megjithëse negociatorët janë përpjekur të zbusin situatën dhe të qetësojnë gjëndjen e personit që kishin rrethuar, Kostandinos Kacifas sërisht ka reaguar me armë duke qëlluar 8 plumba me në drejtim të tyre.

Menjëherë sapo ka qëlluar, RENEA ka bërë goditjen e rradhës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershëm. Pas ekzekutimit është sekuestruar dhe arma që Konstandinos Kaçifas, mbante me vehte një automatik me tre karikatore dhe një dylbi. Të gjitha provat e grumbulluara janë administruar në dosjen hetimore që ka nisur tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Njazi Seferi heton çështjen

Prokurori Njazi Seferi është ngarkuar për të hetuar ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Seferi ka kërkuar që veprimet e para të kryehen nga Drejtoria e Policisë Qarku Gjirokastër, dhe më konkretisht pyetja e efektivave të policisë që i kanë shpëtuar atentatit në makinë, banorët e zonës dhe dëshmitarët që kanë qënë në vendgjarje. Njëherësh, janë administruar të gjitha gëzhojat e qitura nga Kostandinos Kacifas, i cili që prej së dielës u ekzekutua nga RENEA.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë