Para një viti, më 6.8.2012, zbarkoi në Mars "Curiosity", anija kozmike më e madhe dhe më komplekse deri tani në Mars. Misioni i saj: Të kërkojë gjurmë jete dhe të përgatisë një mision pa astronaut në Mars.
26 nëntor 2011. Nga stacioni i fluturimeve në hapësirë Cape Canaveral në Florida niset një raketë Atlas me një ngarkesë të çmuar në bord: Është "Curiosity" sonda më komplekse dhe më e shtrenjtë deri tani për në mars, e rëndë 900 kg, në madhësinë e një makine e vogël Volkswagen.
„Touchdown confirmed!!“ (brohoritje)
Gati nëntë muaj më vonë, më 6 gusht 2012, anija kozmike zbarkon lehtë mbi Mars. Inxhinierët në dhomën e kontrollit të NASA-s brohorasin. Curiosity funksionon siç është planifikuar. Makina lëviz me ngadalë mbi shkëmbinjtë e marsit. Sensorët e saj analizojnë mostrat e shkëmbinjve, bëjnë matje atmosferike dhe vëzhgojnë motin në Mars, gjithmonë në kërkim të gjurmëve, që mund të dëshmojnë për ekzistencën e ujit, apo ndoshta për një jetë të mëparshme në planetet fqinje.
Por edhe në Gjermani ndjejnë lehtësim. Më shqetësim kanë ndjekur fizikanët e universitetit të Kielit zbarkimin në Mars, sepse ata kanë ndërtuar një nga sensorët në bordin e Curiosity. Një detektor rrezatimi.
"Detektori ka detyrë të analizojë fushën e rrezatimit në Mars. Ka shumë lloje të ndryshme rrezatimi. Dhe detektori ynë i vogël ka detyrë të masë sa më shumë prej tyre dhe të llogarisë rrezikun e këtij rrezatimi për njerëzit, apo për jetën e mundshme në Mars.
E lehtë dhe e vogël sa një kanaçe coca cole
Në laboratorin e tij fizikani nga Kieli, Jan Këhler, hap një valixhe dhe nxjerr që andej një cilindër metalik, jo më të madh se sa një kanaçe coca cole. Një ndërtim identik me sensorin e rrezatimit, që është montuar në Mars.
„Ky është prototipi i parë, që kemi zhvilluar këtu në Kiel, me të cilin kemi eksperimentuar shumë.“
Studjuesit duhet ta ndërtonin sensorin sa më të vogël dhe sa më të lehtë të ishte e mundur. Çdo gram më shumë, që duhet të transportohet me anije në Mars, do ta kishte bërë misionin prej 2,5 miliardë dollarësh edhe më të shtrenjtë. Sensori mat rrezet kozmike të kudogjendura në hapësirë. Këto janë grimca nukleare, të cilat lëvizin nëpër hapësirë gati me shpejtësinë e dritës, por edhe vetëtima rëntgen. Dhe ai kap erupsionet diellore, ato shpërthime sporadike, por të dhunshme, në të cilat ylli ynë mëmë hedh masa shumë të mëdha materieje në hapësirë. Jan Këhler dhe njerëzit e tij nuk e kishin aktivizuar sensorin e tyre pas zbritjes së raketës në Mars, por që më herët, gjatë fluturimit gati nëntëmujor nga toka në Mars.
"Gjatë kësaj kohe kemi matur rrezatimin në hapësirë. Kjo është interesante për arsye se, në qoftë se ne duam të dërgojmë ndonjëherë astronautë në Mars, ky është pikërisht rrezatimi, ndaj të cilit do të jetë të ekspozuar astronautët.
NASA ka si synim që deri në vitin 2030 të dërgojë njerëz në Mars
Sipas matjeve të shkencëtarëve nga Kieli ato do të merrnin nga një dozë rrezatimi prej 1.8 millisievert dhe kjo çdo ditë. Kjo i korrespondon përafërsisht rrezatimit natyror, që merr një qytetar mesatar gjerman për një vit.
"Po të dërgonit një astronaut për në Mars, ai që gjatë fluturimit do të merrte përafërsisht atë rrezatim, që në fakt për të do të thoshte limit i karrierës. Pra rrezatimin, që një astronaut do të absorbonte gjatë gjithë karrierës së tij, do të merrte vetëm gjatë një fluturimi për në Mars."
Rezultati: një anije e drejtuar nga një astronaut ka nevojë për mbrojtje më të mirë se një pa astronaut, p.sh. për mure të trasha. Ato do ta mbronin më mirë nga rrezatimi. Por edhe në destinacion situata nuk bëhet më e parrezikshme për astronautin. Këtë mund ta vlerësojnë mjaft mirë studjuesit nga Kieli. Sepse sonda e Marsit, Curiosity, mat që prej një viti rrezatimin në sipërfaqen e planetit.
Rrezatimi në Mars është shumë më i lartë sesa tek ne në tokë
Arsyeja: Marsi nuk ka as fushë magnetike dhe as atmosferë të dendur. Pra rrezatimi kozmik mund të depërtojë thuajse pa u frenuar në sipërfaqen e planetit. Kushte të këqia për qëndrime të gjata, apo për një stacion me njerëz në Mars. Ose siç thotë Jan Koehler, duhet të përdorni një trik.
Mund të mendosh të bësh diçka si në afërsi të një shpati mali. Atëherë do të jetonit një çikë në hije si të thuash. Ose në hapësira nëntokësore jetese, edhe kjo do të ishte një zgjidhje për një problem të tillë."
Së paku një vit Curiosity do të rrokulliset mbi Mars dhe të eksplorojë sipërfaqen e tij. Dhe Këhler dhe njerëzit e tij shpresojnë, se edhe sensori i tyre do të mbledhë shumë të dhëna gjatë kësaj kohe.
Marrë nga DW
/Shqiptarja.com