Të shumtë janë turistët që zgjedhin fshatin e Dhërmiut për të kaluar pushimet e tyre e aty janë vendosur biznese që sjellin shumëllojshmëri të shërbimeve.
E bukura është relative, jo çdokush mund ta përshkruajë me të njëjtat fjalë një peizazh.
Ndaj me këto pamje me këtë reportazh po ju sjellim një tjetër dimension në mënyrë që të krijoni fantazirat e një hapësire të pafund, ashtu sikurse është edhe deti.
Në këtë pjesë të reportazhit tonë do t’iu ofrojmë një shëtitje në resortin ‘Empire’ të fshatit të Dhërmi.
Një prej menaxherëve të resortit të vendosur në Dhërmi, Denisi teksa u shpreh për kamerën e Report Tv shpjegon jo vetëm rehatinë që ofron resorti por edhe masat që janë marrë për skafet që qarkullojnë në breg ku relaksohen pushuesit.
“Kemi menduar që në plazhin tonë të ketë sa më shumë komoditet, rehati, qetësi dhe shërbim sa më cilësor. Kemi menduar që për çadrat të kujdesen vajzat pasi janë më meraklie, kanë komunikim më pozitiv dhe ndërtojnë marrëdhënie më të afërta më njerëzit. Në breg kemi të vendosur rreth 100 çadra. Në pjesën e parë të plazhit, çmimi i çadrës është 100 lek të reja, ndërsa në pjesën e dytë janë më të lira. Ne mundohemi të japim më të mirën tonë, shërbim sa më cilësor, për këtë mburremi pasi kemi marrë benefitet nga shumë klientë që dalin të kënaqur prej këtej. Në ambientet tona ofrohen shumë shërbime të ndryshme, duke filluar që nga kafeteritë e ndryshme deri te koktejet më të mira. Një nga pikat më të forta të resortit tonë është restoranti, ushqimi është gjithmonë i rëndësishëm. Restoranti nuk është buzë detit, është më lart dhe është më qetësi, ndërthuret më së shumti me natyrën, ambientin dhe lulet. Kjo është menduar për të qenë më komodë dhe për të konsumuar një drekë të rehatshme. Këtu në restorant kemi edhe gatime tradicionale edhe moderne në varësi të preferencave të klientit. Sapo hyn në ambientin tonë përballesh me pamjen magjepsëse, një nga detajet më të rëndësishme janë lulet dhe njerëzit bëjnë foto pa fund. Përsa i përket skafeve dhe kotorrave është një problem që haset në pjesën më të madhe të jugut. Ne jemi munduar të ruajmë një perimetër për gjithë pushuesit që të ndihen sa më të sigurt bashkë me fëmijët dhe familjen e tyre”, shprehet Denisi.
Urojmë që të gjithë të na kuptojnë kur themi që dashuria kalon nga stomaku, shprehje kjo që e përdorim në zhargonin tonë të përditshëm. Normalisht është ushqimi një prej shërbimeve më të rëndësishme që ofrohen gjatë ditëve të pushimit në bregun e jugut.
Për të përçuar vlerat dhe sigurisht t’iu dhënë edhe një shije deti dhe shumëllojshmëri në disa pjata.
Shefi i kuzhinës në resortin Empire, Tedi Çobja u shpreh se ushqimin e sjellin në një mënyrë shumë më të thjesht që çdo person që vjen aty të ndihet njësh me natyrën.
“Ne sjellim ushqim të freskët që bazohet te shija që klienti të jetë i kënaqur në maksimum, në sasi, shpejtësi dhe cilësi. Në këto temperatura të larta duhet një ushqim i lehtë, freskues” shprehet Çobja.
Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë dukë bërë protagonist të reportazhit, njerëz, të thëna e të pa thëna, histori dhe peisazhe.
/Shqiptarja.com

VIDEO