Rreze Dielli, Jug ka qenë sot me kamerën e saj në plazhin e Dhërmiut dhe te Himarës ku na ka njohur me shitësit ambulantë të cilët në njohën me punën e tyre sezonale me të cilën nxjerrin dhe të ardhurat për të mbajtur familjen e tyre.
Gjithashtu Rreze Dielli, Jug, na njohu edhe me momentet e relaksit të pushuesve në bregdetin e Jonit.
Le të njihemi më shumë me ta:
Shitësit ambulantë përgjatë bregut dhe në shëtitoren e Himarës
Deti Jon është një pjesë e detit Mesdhe në jug të kanalit të Otrantos dhe detit Adriatik. Përgjatë vijës bregdetare në Rivierën Shqiptare, ku bukuritë natyrore të relaksojnë mendjen dhe shpirtin.
Pushuesit janë ata që e gezojnë këtë pejsazh, ku i përulet nga më i vogli deri te më i madhi. Është e parezistueshme ti shmangesh përshkrimit të detit të malit, njëkohësisht është po aq e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar çdo element që të ofrohet këtej nga bregu.
Ditën e sotme jemi me shitësit ambulantë, të cilët kanë zgjedhur të përshkruajnë plazhe të ndryshme për të fituar sado pak dhe për të mbajtur familjen e tyre.
Sigurisht në shkëpusim emocione dhe nga puna e tyre. Vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për të shërbyer e sigurisht për të marrë mbrapsht në vlerë monetare e cila gjithçka fitohet gjatë tre muajve të verës është një ndihmë për pjesën tjetër të vitit.
Ajo çka në konstatuam ishte se ishin adoleshent ata që kishin zgjedhur të ofronin këtë shërbim në të pushuesit. Po ashtu në shkëputëm për kamerën dhe mikrofonin tonë disa emocione nga disa shitës ambulantë në prag pensioni.
Emiljano Ani, vetëm 15 vjeç vinte nga Elbasani për të shitur në plazhrat e Jonit. Ai rrëfen për kamerën tonë që qëndron 2 muaj duke punuar dhe se fitimet në ditë arrijnë dëri në 2000 lek të reja të cilat i çon në ndihmë të familjes së tij.
15 vjeçari Ani tregon se janë turistët e huaj ata që blejnë më shumë se shqiptarët. Shkojmë në Himarë, ku pjesa e shëtitores është një nga më kryesoret për këtë shitës. Interesante gjatë rrugëtimit tonë mësuam shumë nga shitësit ambulantë.
Kanë zgjedhur këtë profesion duke sjellë dhe nëpërmjet mikrofonit dhe kamerës së Report Tv, ekonominë e tyre gjatë këtij sezoni.
Lavdosh Kuçi, 60 vjeç, vinte nga Vlora për të shitur në shëtitoren e Himarës. Ai rrëfen së mban familjen me këtë punë, pasi nuk ka punë tjetër, as pension nuk kishte pasi nuk kishte mbushur moshën e pensionit.
“Puna imë është sezonale dhe nuk ja dal dot të mbaj gjithë familjen, por diçka më jep. Në dimër shkoj në Greqi pasi kam tre djem andej. Rri nja 2 muaj aty dhe më pas kthehem dhe merrem me gjueti peshku”, u shpreh Lavdosh Kuçi.
Shitësit ambulantë në shëtitoren e Himarës ishin të moshave të ndryshme, pensionistë, të rinj, fëmijë të cilët bënin këtë punë për të nxjerrë disa fitime. Fitime e tyre në ditë vijonin nga 2000-6000 lek të reja në ditë, por të gjithë shpreheshin se këto fitime ishin sezonale dhe nuk ja dilnin të mbanin familjen për pjesën tjetër të vitit.
Momentet e relaksit të pushuesve ne bregdet.
Momentet e relaksit të pushuesve ne bregdet
Pushuesit janë ata që ne kemi zgjedhur të mos i lëmë asnjëherë në prapavijë. Më besoni kur them që janë ata që ndezin në mënyrë figurative motorat e turizmit në Shqipëri. Dikush ka zgjedhur familjen për të ndarë pushimete shumëpritura, ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur shoqërinë. Ne kemi shkëputur disa nga përshtypjet e tyre përsa i përket shërbimit dhe jo vetëm në Himarë, por edhe në plazhe të tjera.
Floresha një pushuese nga Gjakova, ka ardhur për të kaluar pushimet me të dashurin e saj.

Floresha, pushuese nga Gjakova
“Deti i Drimadhës është padyshim perfekt. Përsa i përket shërbimeve në Sarandë kemi qenë shumë të kënaqur dhe prap do kthehemi në Sarandë. Po ja kalojmë shumë mirë. I vetmi problem është ushqimi, pasi menynë e kanë paksa të vogël dhe nuk kemi shumë mundësi zgjedhjeje. Me shërbimin munden yë punojnë shumë më shumë, pasi i kanë mundësitë. Çmimet janë mirë, hoteli ku jemi akomoduar ne është 80 euro nata bashkë me mëngjesin, çmimi nuk e justifikon shërbimin, pasi kam parë hotele që janë pak më nalt, çmimin e kanë më të ultë dhe shërbimin më të mirë”, u shpreh Floresha nga Gjakova.
Ndërsa një pushues tjetër rrëfen se edhe pse është pensionist dhe nuk mund ti përballojë pushimet me pensionin e tij, janë fëmijët ata që ua mundësojnë këto pushimë. Për të pushimet janë shumë të mira dhe çmimet e justifikojnë shërbimin. Në hotelin ku ai qëndron, është 50 euro nata dhe për të është një çmim i justifikuar dhe jo i papërballueshëm.
Udhëtimi ynë për të përçuar mesazhe dhe ndoshta të jemi një këmbanë që përçon tingujt e saj për veshët e gjithsecilit prej nesh, për të kuptuar, mësuar e ditur atë që përçon bregu i magjishëm dhe ujrat e thella të detit tonë të jugut.
/Shqiptarja.com

VIDEO