Strategjitë e agjensive turistike për të tërhequr turistët e huaj
Saranda si një destinacion turistik po njihet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj, të cilët vijnë në Shqipëri për të shijuar atraksionet turistike që ofrohen në Bregun e Jugut.
Nëse e përqëndrojmë vëmendjen tonë në qytetin e Sarandës, njihemi me turistë të shumtë të huaj. Ajo që na bën përshtypje janë ata që kanë ardhur nga vendet skandinave si dhe polonia.
Lidhur me këtë Saranda është bërë një destinacion për këta turist. Pjesë e rëndësishme e turizmit janë padyshim agjensitë që operojnë ne vendin tone, të cilat janë të lidhura me agjensitë e vendeve që sjellin çdo sezon veror turistë të huaj.
Për të shkëputur emocionin e një prej agjensive në qytetin e Sarandës ne biseduam me Arben Çipën, i cili përveç agjensisë së tij na flet edhe si kryetar i shoqatës së hotelerisë dhe shërbimeve në këtë qytet.
“Unë jam Arben Çipa, jam sarandiot dhe jam administrator i kompanisë ‘Çipa Tours’. Operoj në qytetin e Sarandës për rreth 18 vite, aktualisht sot jemi një destinacion turistik. Turistët e huaj aktualisht janë oksigjeni i qytetit tonë. Është ajo çka mban qytetin gjallë. Turistët janë ata që e bëjnë qytetin të ketë jetë, jo vetëm në sezonin e verës, por gjatë gjithë muajve të vitit. Qyteti Sarandës është një destinacion turistik dhe për të sqaruar se çfarë është një destinacion turistik, është një qytet i cili pret dhe përcjell turistë të huaj që prej fillimit të muajit maj deri në fund të muajit shtator. Kjo në mënyrën të organizuar në atë që quhet në gjuhën e turizmit, pra një numë të konsiderueshëm turistash i sjell dhe po ky numër largohet duke sjellë një numër tjetër të po kësaj madhësie. Kjo funksionon në një itenerar javor. Në bazë të statistikave në qytetin e Sarandës janë rreth 43 hotele të cilat operojnë me të huaj, kanë filluar operimin për minimumi 80 ditë të garantuara dhe maksimumi 126 ditë të garantuara. Numri i turistëve çdo vit ka një ndryshim, por këto pesë vitet e fundit ka një ndryshim rrënjësor. Ne jemi operator dhe aktiviteti ynë është pa kufinj, pa dallime dhe padyshim ka dhe prioritete.
Ne i ofrojmë produkte turistëve. Një lloj produkti është Jip Safari, i cili është një product që me disa automjete të veçanta të cilat janë edhe për terrenin asphalt dhe për terrenin në rrugë të pa asfaltuara dhe për terren malor i ofrojmë një shërbim ku përfshihet një kombinim i relievit ku turisti ndodhet, prekja e një fshati që mund të jetë një fshat malor, një fshat goxha i thellë krahasuar me bregdetin.
Tregu i cili mban qytetin në lëvizje si nga ana ekonomike si nga ana jetës së natës është tregu polak. Tregu skandimav është fatmirësi për ne për arsye se është prezencë. Dhe kur tregjet e tjera të europës shohin se në këtë destinacion tregu skandinav është present, atëhere ka shkurtuar rrugë në vendimmarrjen për të hyrë edhe ato në territorin shqiptar. Kemi edhe tregun hollandez, anglez, por këto janë pak më të rrallë në atë që quajmë beach holidays, por janë tregje që janë fokusuar më tepër në eksplorimin e territorit të Shqipërisë, pra në turet javore ose 10 ditore, janë të përvitshme.
Qyteti i Sarandës nga vetë qytetarët ka sjellë një lloj ndryshimi, por këto brenda territorit të subjekteve dhe territorit që i përkasin individit. Nga ana e autoritetit lokal shohim tentativa, por nuk shohim një dorë të hekurt, një dorë e cila ti përgjigjet kërkesave të turistit të paktën për sezonin e verës, problematika të tilla si pastërtia, infrastruktura ku ka trotuare në disa segmente janë inekzistente, në disa trotuare janë, por janë të papërdorshme”, u shpreh Çipa për kamerën e Rreze Dielli.
[gallery]23254[/gallery]
Shëtitjet e turistëve të huaj në Rivierën Shqiptare
Stina e verës gjallëron rivierën e jugut dhe përçon mesazhe të shumta të problematikave, përmirësimeve si dhe ato çka mund të behet më shumë ne infrastrukture për të sjellë ditë relaksi qoftë tek pushuesit vendas por edhe tek ata të huaj.
Interesante në lidhje me shërbimet që ofronin agjensitë në qytetin e Sarandës ishin organizimet e ndryshme për ti ofruar çdo ditë turistëve atraksione të ndryshme te natyres tone. Kështu një ditë ata shkonin të vizitonin Butrintin, qytetin e lashtë që të mbërthente nën historinë e gjallë e të prekshme të tij.
Po ashtu vizita në plazhe të ndryshme e të veçanta siç ishte dhe Kepi i Stillos ofronte pothuajse 10 orë qëndrim në këtë plazh duke përfshirë shërbimin e ushqimit, rrugës dhe pijeve pa limit. Turistët e huaj teksa zbrisnin nga varka që mundësonte udhëtimin e tyre dukeshin sikur ishin të mbartur me një emocion të ri të pa provuar më parë.
Mariah e cila ishte organizatorja e grupit të turistëve të huaj nga agjensia e huaj ishte bashkuar me ata të agjensisë shqiptare për të ofruar kushtet por edhe për të siguruar që secili turist të ndihej i lumtur në fund të udhëtimit.
Po ashtu Marinela, një prej punonjësve të agjensisë së Sipa Travel na tregoj për eksperiecën e një dite me turistët e huaj
Renato, një guider i ri që udhëhiqte një prej grupeve të turistëve në Butrint dhe kishte përshkruar me ta një intinerar nga Tirana përgjatë gjithë rivierës shqiptare. Ai na përcolli emocionin e tij për qëndrimin e turistëve të huaj në vizitat e tyre në vendin tonë.
“Unë jam Renato dhe vij nga Tirana. Jam guidë e një clubi Discover Albania dhe kam ardhur këtu me një pjesë të huajsh, por edhe shqiptarë. Tani ne kemi një udhëtim 6 ditor. Kemi qëndruar një natë në Vlorë, dy net në Dhërmi dhe dy net në Sarandë. Në Vlorë kemi vizituar Karaburunin, shpellën e Zialias dhe gjirin e Shën Vasilit. Pastaj kemi vizituar në Dhërmi, për dy net, gjirin e Gjipesë dhe Gramën. Me thënë të drejtën Grama është një nga gjiret më të bukura që të huajt e adhurojnë. Është një perlë e vërtetë. Grama ka një histori shumë vjeçarë. Në shkëmbinjtë e saj ka të gdhendura që nga viti 1800 emra, mbiemra të punëtorëve dhe skllevërve që kanë punuar aty. Në Gramë ka mbetje shumë shekullore dhe është vërtet shumë bukur. Më pas kemi vazhduar turin tonë në Sarandë, Krorëz dhe Kakomenë, gjithsesi të huajt e kanë syrin të Grama dhe kërkojnë gjithmonë të vizitojnë Gramën. Në Kakome këmi shkuar me anije gjithmonë, pasi në rrugë tokësore është e ndaluar. Nuk e kemi marrë ndonjëherë rrugën e Kokomesë në rrugë tokësore, gjithmonë e kemi bërë me anije, pasi është edhe më bukur se shohim edhe gjire të tjera si Gjiri i Ushtarit, ku është plazhi ku lahej ushtria, shohim edhe Greminën që është shumë e bukur. Në Sarandë plazhin e bëjmë në Ksamil dhe kemi vizituar Kalanë e Butrintit. Në Ksamil është pjesë e tre ishujve që turistët gjithnjë kanë dëshirë ta vizitojnë. Turistët e huaj janë shumë të komunikueshëm, kuptohesh mirë me ta. Ata janë adhurues të traditës shqiptare, duan të shohin sa më shumë gjëra të traditës shqiptare, gjëra të vjetra, antike, sidomos në Sarandë duan të futen vetëm te tregu ku ka gjëra shqiptare”.
E rëndësishme është që turistët të marrin nga vendi ynë atë kënaqësinë që ngelet si një kujtim i bukur nga një vend i vogël e të mund t`ja përçojnë atë dhe bashkëatdhetarëve të tyre.