Zef Gjeta në 'Rreze Dielli': Kam koleksionuar rreth 10 mijë lloje, nuk më intereson “Guinness”! (VIDEO)

E kemi parë të japë këshilla çdo të hënë nga studio e “Rreze Dielli” për bimët që ndikojnë në shëndetin e njeriut, duke na dhënë ide të shumta sesi të bëjmë kombinime çajrash, të cilët do të ulnin ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme, por sot, pikërisht në emisionin e mëngjesit në Report Tv, agronomi Zef Gjeta na tregon një anë tjetër të tij: atë si koleksionist.

Zef Gjeta, tashmë në kornizat e një koleksionisti tregon se ka nisur të mbledhë stilolapsa të llojeve të ndryshme që në vitin 1996 dhe ka koleksionuar jo pak, por rreth 10 mijë stilolapsë (9900), nga vende të ndryshme të botës, të llojeve dhe dizanjove nga më të ndryshmet, me çmime të ndryshme, shpesh të blera, por ndonjëherë edhe të dhuruara.

Stilolapsi më i vjetër i këtij koleksioni është marrë në Korçë, i dhuruar nga një inxhinier.

Stilolapsi më i vjetër i koleksionit nuk është këtu, nuk rastisi në grupin e stilolapsave që mblodha për ti sjellë sot është një stilolaps i marrë në Korcë, një tub bakri me një vijë druri,ku futet rezerva  ma ka dhuruar një inxhinier, është më i vjetri si moshë. Më i vjetri në koleskion është një stilolaps që e kam blerë në Greqi kur isha student. Që prej vitit 96 koleksionoj stilolapsa, ndikuan 2 drejtime, në kretë kishte shumë dyqane të tilla dhe nitesha shumë t;i blija, si dhe më nxiti një thënie që thotë se botën e ka shpënë përpara, libri, lapsa, letra. Mbajtja e tyre është e vështirë, një pjesë të mirë nuk i lë në shtëpi, kam disa me majë floriri që nuk dua të dëmtohen, i mbaj në një vend të sigurt.” shprehet Zef Gjeta.

Por a është e kushtueshme të jesh koleksionist?

Më shumë më kanë falur sesa kam blerë. Më i shtrenjti ka kushtuar 128 euro. Por ka patur raste kur kam harxhuar gjithë dietën time (kur kam qenë me udhëtime pune) për stilolapsë.” shprehet koleksionisti.

I pyetur se a e ka menduar ndonjëherë të jetë pjesë e Rekordeve “Guinness”, Zef Gjeta shprehet se procedurat për të aplikuar për të qenë pjesë, kushtojnë para dhe zgjedh që nëse do të shpenzonte një sasi të tillë parash, do t’i shpenzonte për të blerë të tjerë stilolapsë.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm