I pasionuari pas Vespa-ve ndan koleksionin e tij me 17 motocikleta: I ruaj me fanatizëm! Më e vjetra është e vitit 1954

Kur pasioni është i madh, guximi kalon çdo limit. Këtë do na e vërtetojë Sokol Murataj inxhinieri mekanik që ka sakrifikuar shumë për dashurinë e parë, motocikletat Vespa dhe sot ka në koleksion 17 të tilla. Ai rrëfen për Report TV sesi i bën komplet të reja Vespat e shkatërruara ndërsa më e vjetra që ai ka e vitit 1954 kushton sot 7 mijë euro.

Në gjuhën shqipe Vespa përkthehen ‘Grerëz’ dhe kjo motoçikletë moderne është pikërisht një grerëz që të çon kudo me një komoditet të rrallë. Sapo të shihni këta motorë ikonë e traditë italiane, imagjinata zhvendoset në sheshet ikonike të botës apo tek emrat më të njohur të kinematografisë, muzikës apo politikës që të apasionuar pas tyre. 

Sokol Murataj prej shumë vitesh punon si inxhinier mekanik e në duar i kanë kaluar me mijëra mjete motorike. Por ishte Vespa, motori tipik italian, që ia mori zemrën.

7 vite i shtyrë nga shokët e tij për të marrë vespën e parë, ai sot pjesë të koleksionit ka arritur që të bëje 17 të tilla. Synimet për të ardhmen është që ti shtojë edhe më tepër.

“Pasioni për vespat lindi duke parë shokët që kishin vespa. Menduam dhe tham hajde të marrim një. U bënë dy, nga dy 5 e më pas 17. Kemi filluar si fillim me vespat e vjetëra. Vespën e parë e kam marrë në Fushë-Krujë, rreth 7 vite më parë. Kemi sjellë shumë nga jashtë. Nga Italia, Zvicra. Mundohemi ku ti marrim. Kam dhe djalin gjithmonë pas meje me vespat. Jemi një familje që punojmë bashkë”, u shpreh Murataj.

Deri në këto momente, motorët i ka përdorur për vete, por kërkesat e shumta të njerëzve, e shtynë që të vendosë që disa prej tyre ti japë me qira.

Vespa më e vjetër që ai ka në pronësi është krijuar para 69 vitesh, por më e dashura për të është blerja e parë, të cilën tashmë ja ka trashëguar të birit.

“Kemi hapur dhe një faqe për të dhënë vespa me qira. Vespa më e vjetër është ajo që ka dhe një pushkë të ipmprovizuar dhe helmetë. Është Vespë e postës Shqiptare, pas luftës së dytë botërore. Është e vitit 1954. Është dobësia ime. Ne po operojmë me vespa me qira. Japim skuterat se janë shumë delikate. Shumë na i marrin dhe për klipe. Njerëzit po hynë në trendin e Italisë. Është motor me histori. Njerëzit po kthehen pas relikeve. Ky është 50 special. Italia ka dhe një këngë. Kjo është Primavera, 125. Kjo është krenaria ime. I kam montuar pushkë fallco, kokore. Këtë e kam blerë këtu, por nga Italia ka ardhur. Çdo gjë e ka një çmim, por këtu s’ka nga ato që i vijnë çmimit tim afër. Ky është 5x, 150 kubik. Është motori i parë që kam bërë dhe është në të njëjtin vit me ditëlindjen time, 78’. Kjo është dashuria ime e parë. Këtë ja kam bërë dhuratë djalit për 18 vjetor. Me këtë ku nuk kam qenë. Skaj e në skaj. Janë të vjetra dhe komode”, tha Murataj.

Për të pasur këtë numër të lartë motorësh në pronësi, 45-vjeçarit i është dashur të shpenzojë shumë, e për këtë nuk është fare i penduar.

“Pjesa dërrmuese janë marrë të shkatërruara. Janë bërë komplet të reja. Unë kam dhe servis makinash vetë dhe i kam lyer të gjitha vetë. Vespa më e shtrejntë për monetin nga të vjetërat është kjo e kuqja, quhet Lambreta dhe kushton tek 6500 euro, 7 mijë euro. Është një nga më të rrallat në familjen e vet. I blej se i kam qejf dhe nuk i kam dy tipe njësoj. Të vjetrat po i bëj koleksion. I mbaj për qejf”, tha 45 vjeçari.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja