"Rreze Dielli", Maya me lot në sy
flet për humbjen e vëllait të vetëm

flet për humbjen e vëllait të vetëm
">
Maya, këngëtarja e famshme e muzikës popullore ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" në Report Tv. Ajo foli gjatë dhe midis të tjera tregoi për një periudhë të vështirë të jetës së saj, pikërisht për humbjen e vëllait të vetëm midis shumë motrash.

"Kam patur një periudhë shumë të vështirë dhe e kam akoma, por unë nuk do futem në këtë gjë sepse është e pamundur të merrem me këtë pjesë, thjesht ideja është që unë jam tërhequr goxha që nga fatkeqësia e fundit 3 muaj më parë. Respektova vetëm koncertet e fundit, që nuk e di si i kam bërë, i kam bërë vetëm për publikun, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Tani duhet të filloj sërish, sepse po u rrëzove duhet të ngrihesh.

Njerëzit e dinë sepse janë të informuar, ndaj më kuptojnë. Jemi njerëz dhe nuk jemi me butona. Mundohem të bëj pjesën që më takon si artiste, por jemi me mish e me gjak. Unë e mbaj veten si të fortë, por është shumë e vështirë, sepse ne jemi shumë motra dhe kishim vetëm atë vëlla"
, tregon Maya tepër e pikëlluar.

"Unë jam në themel të kësaj pune dhe e di si funksionon. Bëhet bujë edhe nëpër portale. Shumica e shifrave janë të pabesueshme. Vetë ne këngëtarët, ndoshta nga pak i rrisim edhe vetë për t'u bërë pak më interesantë, për të rritur tregun.

Unë habitem se si mund të bëhen këngëtarë kur nuk dinë të këndojnë. Është edhe aftësi sepse janë të aftë ta shesin veten edhe pa pasur talent. Është e padrejtë për mua dhe këngëtarë të tjerë, dhe kjo është pjesa e keqe e internetit, dixhitalizimit. Duhet të ketë konkurencë, por jo me kukulla instagrami"
, thotë Maya.

Ndër të tjera Maya ka luajtur edhe në Teatrin Kombëtar, një shfaqje nga regjisori i njohur Spiro Duni dhe thotë se do t'i pëlqente që ta provonte sërish këtë eksperiencë, pasi edhe ka mbaruar shkollën në Akademinë e Arteve për aktrim.

Maya tregoi gjithashtu se shkon shumë mirë me kolegët e saj këngëtarë, por nuk ka shokë apo shoqe të ngushtë. Sipas Mayas, publiku shqiptar është shumë art dashës dhe e duan shumë muzikën popullore, sidomos shqiptarët në diasporë të cilët janë më tepër nostalgjikë. Duke qeshur këngëtarja tregoi se kur sheh televizor nuk shikon kanale muzikore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë