Rreze Dielli, Valbona Mema dhe
znj.Tefta gatuajnë “Kabuni”

Rreze Dielli, Valbona Mema dhe<br />znj.Tefta gatuajnë “Kabuni”
Në një atmosferë festive me bredhin e Vitit të Ri në kuzhinë, me humor e batuta ka nisur dita e gatimit sot në emisionin “Reze Dielli”.

E ftuar në rubrikën “Të gatuajmë me zonjën Tefta” ka qenë këngëtarja e njohur e muzikës popullore Valbona Mema.

Valbona me theksin e saj tipik tiranas, lirshmërinë që e karakterizon si dhe këngët e saj të vendosura në sfond ka sjellë një atmosferë të Shqipërisë së Mesme në ekranin e A1 Report.



“Kabunia” ka qenë receta speciale e përzgjedhur për tu gatuar nga zonja Tefta së bashku me të ftuarën, Valoba Memën.

Gjatë kohës që kanë gatuar Zonja Tefta, Valbona dhe Eneda gjithashtu kanë diskutuar në lidhje me origjinën e gatimeve të përzgjedhura duke sjellë kështu detaje për amvisat që i ndjekin përmes ekranit.

Valbona ka thënë se ajo është e apasionuar pas gatimit dhe se kujdeset në mënyrë të veçantë që të kënaqë fëmijët e saj.



“Tava e dheut”, “Specat e mbushur” e disa lloje gatimesh me perime janë specialitet e Valbonës.

Gjatë kohës së gatimit këngëtarja e mirënjohur ka filluar të këndojë disa pjesë nga këngë të ndryshme popullore duke i dhënë më shumë alegri përgatitjes së recetave.

Zonja Tefta kishte përzgjedhur gjithashtu edhe një sallatë e cila ngjason me “Sallatën Çezar”, sigurisht e sjellë në mënyrën e saj.

Mes të qeshurash dhe humorit ato kanë arritur të realizojnë dy pjata të shijshme.



Receta e parë, "Kabuni"
Përbërësit:


Oriz
Kanellë
Rrush i thatë
 Mish qafe dashi
Gjalp
Karafil
Sheqer
Sheqer pluhur



Receta e dytë, Sallatë Çezar
Përbërësit:


Mish pule
Pana
Djathë
Limon
Portokall
Vaj Ulliri
Majonezë
Sallatë jeshile
Kripë
Piper

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

21/4
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën

Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën