Rreze Dielli, vijon aventura
e gatimit për Eugenin

Rreze Dielli, vijon aventura <br />e gatimit për Eugenin
Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar recetat e shijshme të përzgjedhura nga zonja Tefta, e cila është ndihmuar nga studenti Eugen Xhangoli.

Eugeni është studenti i dytë që ka nisur aventurën një javore në konkursin e gatimit, i cili zhvillohet në emisionin Rreze Dielli.

Së bashku me studentin e shkollës së mesme të hoteleri-turizmit, Zonja Tefta ka përgatitur dy receta mjaft të shijshme dhe praktike për të gjithë ata që ndjekin këtë rubrikë të përditshme.



Konkursi i gatimit do të jetë në ekranin e Rreze Dielli nga e hëna deri të enjten, ku zonja Tefta do i mësojë konkurrentit pjesëmarrës receta të ndrysme gatimi dhe ditën e premte do të zgjedhë rastësisht një nga recetat e shpjeguara gjatë javës.Konkurenti duhet ta realizojë atë pa asnjë ndihmë, duke mbajtur mend përmenësh përbërësit e recetës, ashtu si dhe konkurrenti i javës së parë.



Në fund të provës nxënësi do të vlerësohet nga juria, e cila përbëhëet nga zonja Tefta, një mësues dhe një shef kuzhine.



Cdo javë do të marrë pjesë një nxënës i ndryshëm, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në qershor.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij konkursi do të pajisen me çertefikatë pjesëmarrjeje Ndërsa fituesi përvec çertefikatës do të marë dhe një dhuratë me pajisje
elektroshtëpiake.



Receta 13 dhe 14

Toptha me krem çokollate

Përbërësit:

Vezë 1
Rrush i thatë 100 gr
Biskota 1 pako
Arra 150 gr
Gjalp Super Fresko 150 gr
Vanilje
Kakao 1 lugë gjelle
Kakao 120 gr
Pana 100 ml


Receta e dytë , "Role me kunguj"

Përbërësit:

Mish i grirë 400 gr
Qepë 1
Hudhër 2 thelpi
Bukë e thekur 100 gr
Vezë 1
Kunguj 3 copë
Spec i kuq 2
Oriz 300 gr
Erëza
Gjalp Super Fresko 100 gr
Vaj ulliri Altis

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)

2/4
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)