Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Iranin se po përpiqet të rrisë çmimin e naftës përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump pretendon se Teherani po organizon sulme të rreme dhe po vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, me synimin për të ndikuar në tregjet ndërkombëtare të naftës.
Sipas presidentit amerikan, raportojnë mediat e huaja pavarësisht këtyre veprimeve të pretenduara, aktualisht po transportohet më shumë naftë përmes kësaj rruge strategjike sesa përpara nisjes së konfliktit SHBA-Izrael kundër Iranit.
Trump e cilësoi regjimin iranian si “satanik”, duke e akuzuar gjithashtu për vrasjen e protestuesve dhe të personave që kundërshtojnë autoritetet në Teheran.
“ Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Ata madje shkojnë aq larg sa organizojnë sulme të rreme, vendosin mina dhe gjithçka tjetër sepse tani po kalon më shumë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit sesa para se të fillonte konflikti. Ata vazhdojnë të vrasin protestues dhe këdo tjetër që u del në rrugë.
Është vërtet një regjim satanik dhe mund të shpresoj vetëm që publiku amerikan dhe bota në përgjithësi ta kuptojnë sa SATANIK është!” 75,000 protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj. Është tronditëse që bota, përfshirë Demokratët, duket se nuk interesohet. Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, shkruan ai.




Komente
Komento