Zëvendësministri i Shëndetësisë Igor Kuzin, gjatë një konference të drejtpërdrejtë në Facebook tha se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së kolerës në Mariupol .
“Situata është veçanërisht kritike. Për shkak të varrimeve masive dhe mungesës së aksesit në ujë të pijshëm kuptojmë se rreziqet do të rriten gradualisht duke pasur parasysh temperaturën e ajrit, sepse vapa mund të kontribuojë në përhapjen e sëmundjeve infektive”, tha ai.
Sipas Petro Andryushchenko, Këshilltar i Kryebashkiakut të Mariupolit, rusët po e karantinojnë qytetin, siç raportohet nga televizionet ukrainase, për shkak të një epidemie të mundshme kolere. Ka mungesë të ujit të pijshëm dhe ushqimit.
“Era e keqe që nuhat para morgut, 200 metra larg spitalit, forcohet çdo ditë e më shumë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lavrov: Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve të dërguara në Kiev, aq më shumë do të përparojmë! Marrëveshja e parë mes Rusisë dhe Turqisë për grurin











