Rrezik në Jug të vendit nga përmbytjet. Vijon largimi i banorëve nga zonat që janë në vijën e parë dhe rrezikohen që të përmbyten. Deri në orën 16:30 janë larguar 50 familje nga Novosela, ndërsa kujtojmë që lumi ka dalë nga shtrati te Ura e Mifolit duke arritur deri në katin e parë të banesave.

Duke mbetur të qarku i Vlorës, në Sarandë kryebashkiakja Florjana Koka tha në Report Tv se janë evakuuar tre familje që rrezikohen. Emergjencat u kanë bërë thirrje banorëve në Vlorë dhe të gjithë qarkun që të largohen nga banesat që rrezikohen ose do të evakuohen me forcë.

dy.b/shqiptarja.com