Lezha është një nga qarqet që rrezikohet nga përmbytjet, gjatë ditëve në vijim që është parashikuar të ketë reshje të dendura shiu.

Edhe pse Emergjencat Civile kanë dhënë alarmin, gjatë ditës së sotme nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e Komitetit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës, për ti paraprirë me marrjen e masave situatës që mund të krijohet.

Gjithsesi sipas informacioneve të marra pranë Emergjencave Civile në Prefekturë është bërë e ditur se të gjithë hidrovorët janë në gjendje pune dhe është bërë një pune mirë në pastrimin e kanaleve kulluese.

Zonat që janë më të rrezikuara nga përmbytjet në Lezhë, janë fusha e Bregut të Matës, Zadrima dhe Fusha e Torovicës.

Er.K/Shqiptarja.com