Akademia e Shkencave të Shqipërisë është në momentet më të vështira të mbijetesës së saj. Akademikët japin alarmin se ky institucion in shkencës shqiptare rrezikon të mbyllet. Një mbledhje e Asamblesë me dyer të mbyllura, u drejtua këtë të martë nga sekretari i saj Vasil Tole.
E mbetur pa drejtues për shkak se presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar ende kryetarin Gudar Beqiraj dhe nënkryetari Myzafer Korkuti dha dorëheqjen , institucioni ka paralizuar aktivitetet. Akademiku Artan Fuga ka zbuluar për Report TV arsyet e mbledhjes së kësaj Asambleje.
“Mora pjesë në këtë mbledhje ku kanë marrë pjesë jo vetëm akademikët, por edhe kërkues shkencorë. Kam disa vite që jam kritik ndaj stanjacionit në akademi, kërkoj riformimin e saj. Institucioni është tjetër gjë dhe politika tjetër gjë. Institucionit nga ka pse penalizohet” tha ai.
Fuga i jep përgjigje edhe pyetjes se Çfarë do të ndodhë me këtë akademi, kur edhe vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar mosdhënien e fondeve. “Ndërprerja e fondeve është mbyllje e ASH”.
A është normale që mbledhjet e asamblesë të drejtohen nga sekretari i saj? “Do të thotë një handikap, do të thoja që Meta të mbajë një qëndrim, jo me disa miq të thotë “Po” dhe me disa të thotë “Jo” dhe ne na ka vënë në një pikë mjaft të keqe. Unë jam caktuar te komisioni i reformimit, por nuk po fillonim punën pasi akademia është gati e paralizuar” shprehet Apollon Bace.
Anëtarë të tjerë të Akademisë si Gjovalin Shkurtaj e Jani Vangjeli shprehen për Report TV se janë mbledhur për të kërkuar ruajtjen e një institucioni me shkencëtarë të drejtuar nga institucionet qendrore të shtetit.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31
-
Dokumenti/ Si do të zgjidhen drejtorët e Qendrave dhe Instituteve Kërkimorë. Kryesia e Akademisë së Shkencave ‘fiton’ pushtet mbi ta, Krasniqi: Ja pse votimi i Asamblesë çedon!
5 Janar, 16:46