Një zjarr rrezikoi pyjet dhe banesat në fshatin Peladhi, por fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen duke çuar në shuarjen e flakëve.

Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat, por zjarrfikësit arritën të izolonin vatrën dhe shmangnin dëmet.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.