‘Po mbytej në det’/ Vrojtuesi i plazhit tregon si shpëtoi një turist nga Kosova në Vlorë

Pak ditë më parë bashkia e Vlorës ishte e para që vendosi pezullimin e dy plazheve për shkak të mungesës së vrojtuesve, ndërsa masa dha rezultatet e para, pasi tashmë kullat nuk janë bosh, por me vrojtues, të cilët kanë shpëtuar sot një turist.

Ministria e Turizmit njofton se një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej. Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u larë, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën. Personi është pikasur nga vrojtuesi, i cili i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën.

“Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora beywatching shkova me vrap te i rrezikuari. Personi po tundte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beywatching, e kapi dhe e tërhoqa.

E ngrita aty erdhi dhe shoku, i cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy. Pasi e nxorëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta. Ishte rreth 40 vjeç, kosovar”, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi i plazhit.

Aktualisht personi është jashtë rreziku për jetën. Në ndihmë të vrojtuesit ka shkuar dhe një punonjës i plazhit. “Sapo pashë situatën shkova në ndihmë të vrojtuesit të plazhit dhe çdo gjë u vu nën kontroll”, thotë një punonjësi, sipas Ministrisë së Turizmit. Ndërkohë pushuesit vazhdojnë të qetë aktivitetin e tyre ditor.

Sipas njoftimit, qyteti i Vlorës numëron 5 jetë të shpëtuara nga vrojtuesit e plazheve gjatë këtyre dy muajve. Vrojtuesit e plazheve trajnohen dhe licensohen për dhënien e ndihmës së parë. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave cdo subject privat ka detyrim ligjor që të punësoj një vrojtues në sipërfaqen ku ushtron aktivitetin, por jo në të gjithë vijën bregdetare respektohet ky detyrim ligjor. Këtë vit në plazhet shqiptare kanë humbur jetën 8 persona, nga të cilët 4 në Durrës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledio: 18/07/2018 18:54

    Ca e pyesni ashtu si prokuror ju se e vut djalin ne siklet.Bravo djali dhe sje i detyruar te japesh shpjegime para kamerave nqs nuk ke deshire.Jo per gje po keta e perdorin per publicitet shteteror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja