Me qindra studentë të mjekësisë vazhdojnë të kërkojnë përfshirjen e tyre në sezonin e vjeshtës, për të shlyer detyrimet në kredite, pasi në të kundërt rrezikojnë stazhin. Ata kanë bllokuar hyrjen e rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, pasi kërkojnë që rektori prof. Ali Refatllari, të anulojë vendimin e marrë disa javë më parë, duke lënë jashtë dyerve të këtij universiteti me qindra të rinj. Këtë të fundit e cilësojnë vendimin si tendencioz  dhe diskriminues. Për herë të parë këtë vit, drejtuesit e universitetit të mjekësisë kanë vendosur kritere për studentët e sezonit të vjeshtës, duke vendosur një prag kreditesh për të shlyer, në të kundërt ata që nuk plotësojnë këto kritere nuk kalojnë në vitin paraardhës.

Redaksia Online