Jo gjithçka shkoi mirë në kualifikimin e Spanjës në gjysmëfinale. Teksa skuadra festonte kualifikimin një tifoz hyri në fushë dhe në tentativë për ta kapur një nga stuartët rrëzoi Alvaro Moratën, duke rrezikuar që ta dëmtojë. Sulmuesi shihet i lënduar nga përplasja dhe u ngritën pikëpyëtje nëse për shkak të këtij episodi do humbasë finalen e Evropianit. Trajneri de La Fuente sot ka deklaruar se ende janë duke u zhvilluar teste për të parë sesi është gjendja e sulmuesit.
Me eliminimin e Francës Giroud luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren, por është tërhequr duke vendosur rekordin e golashënuesit, me 57 rrjeta në 137 paraqitje. Gjithashtu te Gjermania, sipas mediave atje, përveç Toni Kroos edhe Muller do lajmërojë shumë shpejt mbylljen e karrierës me kombëtaren.