Rrezikshmëria e ashensorëve, kontrolle të rrepta deri në dhjetor 2020

Rrezikshmëria e ashensorëve, kontrolle të rrepta deri në dhjetor 2020

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke zbatuar një plan të detajuar masash për sa u përket sigurisë të produkteve që përdorim në jetën e përditshme dhe që mund të kthehen në rrezik për jetën, konkretisht ashensorët.

Sipas ministrisë së Financave plani do të shtrihet në kohë dhe do të përfundojë në dhjetor të viti 2020.  Plani i kontrolleve të ashensorëve pritet jo vetëm të krijojë kushte optimale por edhe të ndërgjegjësojë bizneset dhe publikun se është me rëndësi të veçantë jo vetëm siguria ushqimore, por edhe për produktet jo ushqimore.

Për këtë qëllim, Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut, një strukturë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është duke zbatuar një plan të detajuar masash.

Gjatë një inspektimi të zhvilluar nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Belinda Ikonomi dhe Kryeinspektori i ISHMT-së Lavdrim Sahitaj në një prej qendrave tregtare në kryeqytet u theksua rëndësia e mbikëqyrjes së tregut për këtë kategori produktesh, veçanërisht për ashensorët.

“ Rregullat teknike lidhet kryesisht e sigurinë e konsumatorëve dhe cilësinë e standardeve që në synojmë të arrijmë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, mbi ashensorët e rinj dhe ato që janë në përdorim të miratuara këtë muaj, ISHMT po ushtron kontrolle për zbatimin ekushteve teknike nga ana e instaluesve, mirëmbajtësve dhe ndërtuesve, të cilët kanë nën përgjegjësinë e tyre këto pajisje”, tha zv/min Ikonomi.

Ndërsa Sahitaj theksoi se rregullta teknike, mënyra e certifikimit, shërbimet e mirëmbajtjes, si dhe inspektimet periodike kanë për qëllim regjistrimin e çdo ashensori, deklaratën e konformitetit sipas standardeve, si dhe funksionimin sipas kushteve teknike.

ISHMT aktualisht është duke kryer inspektime në të gjithë vendin, ndërsa i bën thirrje personave përgjegjës dhe importuesve të marrin masa për plotësimin e kritereve teknike dhe inxhinierike të instalimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/10/2019 15:50

    Hap pozitiv ne vitin 2019

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë