KAVAJE-Një çift pushuesish janë shpëtuar paraditen e sotme në plazhin e Spillesë.

Ata ishin futur për t'u larë, por rrezikuan mbytjen, ndërsa ndërhyrja në kohë e vrojtuesit u shpëtoi jetën.

Burrë e grua u dërguan me shpejtësi në spital për ndihmën e parë dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja sjell pamjet e momentit kur çiftit iu dha ndihma, por edhe të vrojtuesit Rodrigo Mërtiti që i shpëtoi.

Vrojtuesit në disa plazhe të vijës bregdetare këtë sezon kanë shpëtuar disa pushues