Rrezikuan pushuesit duke hedhur inerte në plazhin ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin, vihen nën hetim dy persona

Rrezikuan pushuesit duke hedhur inerte në plazhin ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin, vihen nën hetim dy persona

Inertet te 'Rana e Hedhun'

Ditën e sotme qarkulloi në rrjete sociale një foto e inerteve të hedhura te ‘Rana e Hedhun’ në plazhin e Shëngjinit që rrezikonte pushuesit si rezultat i rënies së gurëve. Dëmtimi i saj mori vëmendje dhe u konstatua si një dëmtim i bukurisë së kësaj zone turistike që meritonte ndëshkim.

Referuar kësaj ngjarje ka reaguar edhe Policia Vendore e Lezhës. Bëhet me dije se janë vënë nën hetim dy persona dhe materialet janë dërguar në prokurorinë e Lezhës pasi me veprimet e tyre kanë rrezikuar edhe pushuesit që po vizitonin plazhin e bukur të Ranës së Hedhun.

“Më datë 21.07.2022, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për shtetasit S.T, dhe L.A. 52 dhe 42vjeç, banuesë në Tiranë, sepse më datën 20.07.2022, janë konstatuar në zonën e “Ranës së Hedhun”, Shëngjin, Lezhë, duke kryer punime në rrugën Shëngjin-Velipojë, të cilët kanë rrezikuar pushuesit, si rezultat i renies së gurëve. Neni 289 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 28/07/2022 23:09

    Rrasi ne burg te mos e bejne te tjeret. Si nuk u punon llogjika, qe duke ndotur ate pjesen e perbashket nuk i sjell ndonje te mire as asaj qe mundohen te ndertojne e pastrojne ne dere e brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt