Katër militantët e Sali Berishës, të arrestuar pas protestës së dhunshme të mbajtur më 28 shkurt, janë liruar nga qelia ndërsa gjykata iu ka caktuar masën “detyrim paraqitje”. Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo, janë 4 protestuesit, të cilët janë lënë të lirë me vendim të gjyqtares Lorena Çabej.
Në protestën e 28 shkurtit mbizotëroi kaosi dhe dhuna, ku militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha (brenda së cilës ndodheshin 10 artistë dhe disa pjesëtarë të stafit), bizneset private dhe koshat e mbeturinave.
Po ashtu pati edhe përplasje mes militantëve dhe Policisë, përkatësisht përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në zonën e ish-Bllokut, ku efektivët u goditën me gurë dhe sende të forta.
Në protestën e 28 shkurtit, ndryshe nga tubimet e organizuara herë të tjera, nuk kishte fjalime politike në podium, por u zhvillua një marshim në zona të ndryshme të Tiranës dhe në një moment kur po mendohej se gjithçka po shkonte më qetë se herët e kaluara, militantët e Berishës zbrazën breshëri molotovësh e fishekzjarrësh te vila e Enver Hoxhës.
Kujtojmë se protestat fundit të organizuara nga Berisha janë kthyer në një rutinë ku përdoret dhunë dhe goditen me molotovë dhe sende të forta efektivët e Policisë, por edhe institucionet dhe prona private.
Komente












Bravo Lorena çabej qe na lirova nga qelia Robespierre. Ti je gjykatese, nga Lushnja direkt ne Tirane. Do te jete e "mire regjistruar" ne CV ne tende kjo liri me detyrim paraqitje per zjarrvenesit dhe kriminelet e Republikes.
Përgjigju'gjykata liron 4 te ndaluarit'... ja kush jane gjykatesit e shpetuar nga Vetingu. Mbajne brenda ne qeli Kryebashkiakun e qytetit me t erendesishem ne Shqiperi, ndersa malsesoret, katundaret kriminele, barbare nga Tropoja qe hedin shishe me benzine mbi Institucionet me te rendesishme te vendit dhe rrezikojne jete njerezish, lirohen nga qelia. Duhet pyetur gjykatesi, gjykatesja pse i liroi? Qe te prodhoja akoma shishet me benzine per protesten e radhes te plakut komunist/ barbra dhe kriminel Sali Berisha?
PërgjigjuKemi gjykata kriminale të mbushura me hajdutë.
PërgjigjuKeto bandita Ghykates qe liruan perseri zjarr vënësit e Tiranes! Kjo del tani se Gjykatat Jane pronë e Sali Krimit! Sigurd një qytetarë I thjeshtë të djegi një kosh plehrash dhe Gjykata pa hezitim e dënojnë!
PërgjigjuMe shum vler ka koshi i plehrave se ben nje pun se vila e diktatorit.