Shfuqizimi i tatimit 15% për profesionet e lira, ekspertja e Ekonomisë tregon çfarë do të ndodh me ata që kanë paguar! Si do të funksionojë 23%

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dje (27 qershor) tatimin 15 % për profesionet e lira.

Sipas këtij vendimi ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim, ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të tatohen 23%.

Por çfarë pritet të ndodh tani, pasi ka qytetarë që kanë paguar, sepse nuk dihej ende vendimi i gjykatës?

Këtë e shpjegoi ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj, e cila në një intervistë për emisionin ‘Sot Live Shqipëri’ me Nertil Agalliu, në Report Tv tha se qeveria duhet që të dal më një akt nënligjor për t’ ju rikthyer pagesën të gjithë atyre që kanë bërë pagesë me tatimin 15 %.

“Ka mekanizma, për sa kohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si jo kushtetues një ligj, qeveria duhet të dal me një akt nënligjor për rikthimin e asaj  pagese që kanë bërë qytetarët. Ose mund të bëhet një marrëveshje mes Drejtorisë së Tatime dhe profesionistit të lirë se si do të veprohet. Ata janë brenda ekzistencës së fuqisë së ligjit, por edhe drejtoria tatimore në atë moment nuk është se ka bërë ndonjë gabim që ka kërkuar paratë sepse kishin një bazë ligjore që do të duhet që ta zbatonin.  Gjykata e ka quajtur si jo kushtetuese këto ndryshime dhe vlerësoj të rëndësishme dy gjëra një reagim të unifikuar të qytetarëve shqiptar dhe profesionistët që preken drejtpërdrejt dhe e dyta marrja seriozisht nga gjykata për të kthyer një përgjigje shumë më shpejt”, tha ajo.

Me rrëzimin e tatimit 15 % tashmë mbetet në fuqi tatimi 23 %, për të cilin ekspertja tregoi se si do të funksionojë.

“Në këtë rast fasha ndarëse është 14 milionë lekë të ardhura në vit dhe mbi këtë fashë tatimi që do paguhet është 23 % dhe Gjykata e ka quajtur jo kushtetues vendosjen e tarifës 15 % tatim deri në masën e 14 mln lekë në vit si të ardhur dhe ka ruajtur masën 23 %. Ata profesionistët e lirë që kanë të ardhura vjetore mbi këtë vlerë do të duhet që ta paguajnë këtë vlerë 23 %. Por numri i atyre që kanë një të ardhur vjetore mbi 14 mln lekë është një numër shumë i vogël, flitet për 70 individë”, tha ajo.  

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin

Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin