DURRËS- Pas shembjes së tre kateve të pallatit te Shkëmbi i Kavajës është arrestuar biznesmeni Enver Shala.
Pronari Enver Shala 49 vjeç ishte shpallur në kërkim prej datës 17 shkurt, ndërsa pas arrestimit dhe dhënies së dëshmisë para grupit hetimor është lënë i lirë.
Më datë 17 shkurt rreth orë 13:15, tek Shkëmbi i Kavajës janë shembur tre katet e fundit të pallatit 24 katësh, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike, të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi.
Struktura e 3 kateve të pallatit të ndërtuar pranë rërës u rrëzua për shkak të amortizimit, pasi ishte lënë përgjysmë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale"Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia “dhe“Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” në ngarkim të biznesmenit.
Pronari u arrestua edhe 2 vite më parë. Nga hetimi i prokurorisë së Durrësit, rezulton se biznesmeni Enver Shaba (Shala) ka kryer një tjeter ndërtim të paligjshëm në qendër të Durresit, prane Portit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com