Rreziqet nga fjetja me flokë të lagur

Rreziqet nga fjetja me flokë të lagur

Flokë të lagura

Këshillohet gjithmonë të mos shtriheni të flini me flokët e lagur. Kjo sepse rrezikoni të ftoheni apo të mund të merrni ndonjë pneumoni. Në vijim lexoni disa nga rreziqet që vinë nga fjetja me flokë të lagura:

Dhimbje koke

Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes dhe lagështisë së flokëve. Të nesërmen në mëngjes mund të zgjoheni me dhimbje koke.

Infeksione

Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajrat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit. Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin perfekt për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme që stimulohen edhe nga përmbajtja yndyrore e balsamit.

Këputja e flokëve

Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen. Ku flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakrehur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj