TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar edhe dy kërkesat e fundit të Bindjes Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe Shkodrës duke i certifikuar.
Sipas KQZ-ja, në ankimim nuk ka prova për të pranuar kërkesën. Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj në seancën e sotme të KQZ kërkoi hapjen e kutive të materialeve të votimit nga vetë ky institucion duke iu përgjigjur kështu anëtarit Bledar Skënderi që tha se PD-së nuk do i jepen materialet pasi janë të dhënë sensitive.
Por për përfaqësuesin e PS në KQZ, Salianji kodi zgjedhor nuk parashikon hapje të kutive nëse nuk ka prova.
"Të hapen kutitë në një zonë të vetme, pasi vetëm disa përdoren si argument, por nuk mund të dëshmojnë vërtetësinë. Aq më tepër që ato nuk përbëjnë interes. Ne kemi kërkuar hetim të gjerë administrativ, nuk kemi kërkuar që listat e votuesve ti marrim në shtëpi, por hajde ti hapim dhe të shikojmë nëse përputhen ata që kanë votuar me votuesit faktikë.
KQZ-ja bëjë vetë hetimin. Fillimisht të hapen kutitë e materialeve zgjedhore dhe më pas hetim duke hapur kutitë në të gjithë zonën zgjedhore për të shpallur pavlefshmërinë në tiranë dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve" deklaroi Topollaj.
Bindja Demokratike ankimoi procesin elektoral të 30 qershorit në 41 zona zgjedhore dhe të gjitha janë hedhur poshtë si shkak i mungesës së provave. Bindja Demokratike pretendon se pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
Bindja nuk qe ne gjendje te binde PD-ne qe ta votoje,eshte shume e thjeshte PS-ja i ka ruajtur votat e se majtes,c'fare kekojne me gerr-merr ky Palloshi i BD-se nuk fiton gje.
Përgjigju