Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t'i vendosë në dispozicion Partisë Demokratike listën me personat që kanë votuar në datën 30 Qershor për zgjedhjet lokale. Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një prononcim për mediat u shpreh se lista e zgjedhësve që kanë votuar është sensitive dhe nuk mund të jepet, me përjashtim të rasteve kur e kërkon prokuroria me vendim gjykate.
"Shumica e kërkesave të PD-së janë të paarsyeshme, pasi të gjitha rezultatet janë të hedhur në faqen e KQZ. Lista e pjesëmarrjes në votime? PD-ja ka kërkuar listën e printuar për cdo qendër votimi, por nuk i bëjmë ne, por Gjendja Civile. Ju mendoni se ka shprehur gabim kërkesën, pasi ka dashur të kërkojë listën e atyre që votuan....
Unë mendoj që këto të dhëna janë me karakter personal. Ne nuk hapim kutitë pa proces ankimor dhe të tilla historikisht vetëm kur i ka kërkuar prokuroria me vendim gjykate i janë vendosur në dispozicion. Janë të dhëna sensitive, PD-ja do të zbulojë vullnetin e shqiptarëve, por është shkelje Kushtetuese, ti thuash opinionit kush ka votuar apo jo" tha ai.
Kështu përsëritet historia por me kahe të kundërta, pasi njëlloj KQZ-ja veproi edhe gjatë qeverisjes së Berishës me kërkesën e PS, pas zgjedhjeve te vitit 2009. PD-ja depozitoi kërkesën për materialet zgjedhore për të vërtetuar sipas asaj akuzat që ngriti kundër shumicës për rritje fiktive te pjesëmarrjes.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Fushata zgjedhore online, Celibashi: Kemi propozuar amendamente për plotësimin e legjislacionit! Ekspertët: Duhen teknologji inovative
19 Nëntor, 15:38
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
KQZ veproi drejte per kerkesen e PD . Presionet qe u bene diten e votimeve , filmimet dhe rojet e opozites ne dyert e qendrave zgjedhore jane veperxl penale si presion ndaj vendimeve personale.Ne rast se opozita ka prova per abuzime ne pricesin zgjedhor ti coje ne prokurori dhe kjo eshte zgjidhja me e mire .
PërgjigjuBledi gjithe jeten sherbetor partie mbete. Po fol njehere si jurist meqe ke mbaru shkollen, dhe jo si militant i rendomte partie. Turp per nivelin profesional qe tregon.
PërgjigjuArditi cfare ka q te duket shprehje militanti partie ketu?!! I dhe nje kalama e kupton qellimin e PD. Shume i drejte vendimi KQZ. PD nese ka kellqe te beje analize, ri organizohet e ta provoje ne zgjedhje
Unë nuk i kuptoj këto kërkesa në lidhje me listën e votuesve dhe as atë që pamë ditën e votimive që Tavo tha hapur në televizion se ata kishin punësuar persona që ruanin tek dera e qëndrave të votimit dhe shënonin kush erdhi në votim. Kjo është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut. Nëse do bëhej në Suedi, do dënoheshe për këtë. Pse u duhen listat, kur njerëzit vetë shkuan të votonin? Ata e dinë se cilët janë simpatizantët e njërës apo tjetrës forcë politike. Në fakt kjo nxjerr në pah paaftësinë ose frikën se simpatizantët e Pd apo Lsi-së nuk janë aq sa reklamohen nga Luli e Monika. Ata në vënd të fillojnë të analizojnë dhe të bëjnë sondazhe sa besohen nga njerëzit, sic bëjnë muaj për muaj partitë parlamentare në Europë, që ditën që përfundojnë zgjedhjet, merren me veprime të paligjshme. Nuk kanë të drejtë të kërkojnë lista votuesish aq më tepër që braktisën votuesit! Vetëm ata që dolën hapur në votim mjaftojnë, që PD dhe LSI të bëjnë një analizë të thellë. Është për të ardhur keq,cilët janë këshilluesit e tyre aman?
PërgjigjuPo skeni turp jia kaluat femive te kopshtit nuk hyni ne zgjedhje tash keni dhe llafe
A ka ndonje agjensi qe mbron kto te drejta per te dhena personale ne ate vend a jo???