Tiranë- Dy jetë shuhen në një aksident me motor. Dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së henes nga një aksident rrugor në kryeqytet rreth orës 21:20.
Këngëtari Ergi Dini 22 vjeç dhe miku i tij Kejdi Halili 21 vjeç, djali i pedagoges dhe gazetares Erenestina Halili u aksidentuan në bulevardin "Bajram Curri", pranë urës së "Bllokut", pasi motori me të cilin po udhëtonin humbi drejtimin duke u rrëzuar në asfalt.
Nga rrëzimi drejtuesi i motorit me targa "AP 105" dhe pasagjeri morën plagë të rënda dhe u dërguan menjëherë në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mbijetuan.
Përplasja në asfalt ka qenë fatale për Kejdi Halilin dhe Ergi Dinin, të cilët mësohet se nuk kishin as skafandër mbrojtëse duke marrë dëmtime të rënda në kokë.

Viktimat Ergi Dini (me kapele) dhe Kejdi Halili.
Ergi Dini ishte një emër në ngjitje i muzikës shqiptare dhe i njohur për publikun, pasi ishte fitues i edicionit të X Factor Albania në vitin 2014. Dini eshte pjese e nje familje artistesh, motra e tij Barbara Dini eshte nje emer i njohur ne muziken shqiptare.. Viktima tjetër është djali i poetes, gazetares dhe pedagoges në Universitetin e Tiranës, Erenestina Halili.
Policia ka nisur hetimet, por nga të dhënat e para raportohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëviznin dy të rinjtë.
[gallery]19781[/gallery]
[gallery]19783[/gallery]
Dy të rinjtë lëviznin pa skafandër mbrojtëse çka ka bërë që plagët e marra në kokë të jenë të rënda, duke e bërë të pamundur që ata t'i mbijetojnë përplasjes me asfaltin.
/Shqiptarja.com

VIDEO