Rrëzohet avioni ushtarak në Bullgari, 2 të vdekur

Rrëzohet avioni ushtarak në Bullgari, 2 të vdekur

Tymi nga rrëzimi i avionit ushtarak në Bullgari

Një aeroplan trajnimi ushtarak u rrëzua në Bullgari dhe të dy pilotët kanë humbur jetën, konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov.

Avioni L-39 ZA, i pari i projektuar në ish-Çekosllovaki, po përdorej për praktikë për një shfaqje ajrore të planifikuar për nesër, kur u rrëzua pranë bazës ajrore Graf Ignatievo në Bullgarinë jugore.

Më pas u anulua ngjarja që duhej të shënonte 20-vjetorin e anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.

Presidenti Rumen Radev, një ish-pilot luftarak dhe kreu i Forcave Ajrore, ishte bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të avionit luftarak amerikan F-16 përpara rrëzimit. Shkaku i aksidentit po hetohet.

Vendi i ish-bllokut lindor është anëtar i NATO-s qe nga viti 2004. Më parë, ata ishin të armatosur dhe furnizuar kryesisht me pajisje të prodhimit sovjetik, dhe tani forcat e armatosura bullgare pajisen gjithnjë e më shumë me ekuivalentët perëndimor./KosovaPress/

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?