Një helikopter AH-1S Cobra i ushtrisë së Koresë së Jugut është rrëzuar gjatë një fluturimi në qarkun verior të Gapyeong.
Dy anëtarët e ekuipazhit mbetën të vdekur.
Helikopteri u rrëzua pak pas orës 11:00 të mëngjesit sipas orës lokale të hënën për arsye që mbeten të paqarta.
Dy ushtarakët u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë, por më vonë ndërruan jetë nga plagët e marra, sipas një deklarate të ushtrisë.
Ushtria pezulloi operacionet e të gjithë helikopterëve AH-1S dhe formoi një ekip reagimi emergjent për të hetuar shkakun e rrëzimit.
Sipas ushtreisë, stërvitja përfshinte praktikimin e procedurave të uljes emergjente duke mbajtur motorin ndezur, një manovër e projektuar për të përgatitur ekuipazhet për luftime ose emergjenca mekanike.
Gapyeong ndodhet në verilindje të Seulit dhe jo shumë larg kufirit të fortifikuar me Korenë e Veriut.
Komente










