Rrëzohet kërkesa e PD për byronë
nis me replika dhe debate seanca

Rrëzohet kërkesa e PD për byronë<br />nis me replika dhe debate seanca
Pas rrëzimit të kërkesës së PD për miratimin me procedurë të përshpjetuar të ligjit për Byronë Kombëtare nga Konferenca e Kryetarëve, séance plenare e kësaj të enjteje ka nisur pikërisht me këtë çështje.
 
Ora 12:13 Meta: Tek konferenca e Kryetarëve PD skishte variant te saktë, depozitoni variantin
"Do të doja të bëja një sqarim meqenëse kjo çështje u diskutua gjatë në Konferencën e Kryetarëve dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan që ky projekt të hyjë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Në fakt asnjë prej tyre nuk kishte asnjë projekt përfundimtar me vete. Ministrja dha sqarimin e saj, unë mund të bëja një sugjerim për grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Duke përshëndetur faktin që ata janë dakortësuar me këtë iniciativë, e cila u miratua një herë nga ky Parlament dhe më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për mos pajtim me parimet e Kushtetutës, që atë variant për të cilin Partia Demokratike është dakord, ajo mund ta depozitojë në Kuvend dhe ndërkohë ai variant mund të ndjek rrugën e vet sipas procedurave parlamentare.

Kështu që mendoj që ky është një debat i panevojshëm, sepse nuk e kemi të qartë se për cilin variant bëhet fjalë. Por, atë variant për të cilin është dakord Partia Demokratike mund ta depozitojë në Kuvend sipas Rregullores së Kuvendit dhe ne do ta ndjekim atë me prioritet besoj."

Ora 12:09  Replika Paloka-Tahiri
"Ti jep përgjigje akuzës së prokurorit të Përgjithshëm për bandat në Durrës që ti i njeh shumë mirë se për çfarë po përleshen, jepi përgjigje që dha se janë banda të lidhura me zyrtarët ndaj nuk i kapim dot. Mos hajde të na tregosh përralla, a mbështesin ne zgjedhjet në PS, Keni frikë për zgjedhje është punë për ju. Bandat po bëjnë qejf në Shqipëri se janë të lidhur me zyrtarë dhe nuk ka çfarë t'i bëjë askush tjetër pikërisht për këtë arsye. Për këtë përgjigju."
 
Ora 11:54 Halimi: Ne deshëm byro jo në varësinë e Kryeministrit
Deputeti Demokrat Eduard Halimi është shprehur se PD-ja kërkon Byronë e Hetimit por jo nën varësinë e kryeministrit, prandaj dhe u rrëzua projektligji në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasada amerikane ka nisur të hartojë një ligj të ri për byronë e Hetimit në përputhje me kushtetutën shqiptare, Drafti i dërguar në Venecia nuk e ka byronë. Se drafti i hartuar nga ekspertët amerikan, thuhet se byroja të jetë në varësinë e Prokurorit të përgjithshëm ky është drafti i dakordësuar. Prandaj nga tetori deri sot pse nuk miratohet? Këtë se kuptojmë ne. Byroja nuk miratohet menjeherë duhet punë. S’ka partnerë ndërkombëtarë që e di që qoftë për byronë apo tjetër nuk do kalojë ti emëroi të gjithë.-tha Halimi
 
Halimi i ka bërë thirrje kryeministrit  Rama të ulet me kryetarin Basha dhe të miratojnë reformën në drejtësi  dhe më saktë paketën me ndryshimet kushtetuese sa më shpejt  sepse të gjitha mundësitë janë.

“Sa për reformën do bëhet por s’do bëhet sipas asaj që bën ti te partia socialiste dhe do jesh ti që do ulesh ta votosh me një këmbë. Mund të ndodhë që nesër, ulu me Bashën dhe votojeni nesër reformën .Ne e dimë që Komsioni i Venecias nuk ndryshon asgjë, kanë 25 vjet aty ata do jenë ata që thanë në 21 dhjetor. Ndaj reformën hajde ta bëjmë nesër paketën e ndryshimeve kushtetuese. Po për byronë kot fshihesh. Nuk na lejon ne Fatmiri që mos e miratojmë, Hahen këto gjëra? Miratoje byronë sille ne na ke këtu”- tha Halimi
 
Ora 12:00 Tahiri: Heshtni, tregohuni të sinqerte per luften kunder korrupsionit

"Dilni këtu dhe thoni kush është qëndrimi juaj për të arrestuesit për korrupsion Kamerat e policisë parandalojnë korrupsionit, ju as nuk imagjinonit atëhere. Pikë të madhe këtij debati: Për mos bërë politikë për byronë, Heshtni se byroja është angazhimi ynë. Por tregohuni të sinqertë për luftën kundër korrupsionit."


Ora 11:44 Paloka-Tahirit:S’duhet të ishe këtu, sqaroni njerëzit për byronë 
Pas fjalës së ministrit Tahiri, kreu i grupit Paloka ka replikuar me të duke i kujtuar ngjarjen e Elbasanit të një natë më parë dhe   ironizuar kamerat e trupit project që ministri e  prezantoi para pak ditësh. 

Është e turpshme që ky vazhdon e vjen në parlament se me ato që po ndodhin në Shqipëri vetëm këtë muaj, ky zotëria nuk duhej të ishte fare këtu. Nuk e di a kishin kamera në trup ata që vranë 3 vetë në Elbasan. Këtë të na thotë ai, kush është kjo bandë policie që bredh cep e më cep e vret. E jo të na shesë dëngla se çfarë bëjmë ne me deklaratat për Blushin. Nuk na duhet fare cfarë ndodh me ju në PS, janë punët tuaja. Ne kemi punë me votimet për shqiptarët. Sa për Byronë sqaroni njerëzit, atë projektligj që hodhi Gjykata Kushtetuese poshtë prandaj e hodhi se ishte sic thamë ne se ky zotëria donte të kontrollonte gjithcka. Prandaj ramë dakord për një draft tjetër. Në komision ne i kemi pasur të qarta qëndrimet tona. Nuk ka asgjë sekrete, cdo gjë është bërë publike.”-tha Paloka.

paloka


Ora 11:40 Tahiri:Ju doni byro, por asnjëherë skeni marrë pjesë në diskutim
 
Ministri Tahiri ka akuzuar PD-në se nuk ka marrë pjesë në diskutimet që janë bërë për çëstjen e byrosë së hetimit dhe nuk ka të drejtë të flasi për të duke i kujtuar demokratëve se qeveria është e vendosur të bëjë realitet ngritjen e byrosë së hetimit.

"Ju faleminderit që kujdeseni për statutin tonë dhe angazhimet tona në qeverisje. Por qytetetarët kanë edhe sy edhe veshë për të kuptuar se lufta kundër korrupsionit është angazhim. Tani na thoni e doni Byronë e Hetimit, por cfarë qëndrimi zyrtar keni për ish-ministrin e arrestuar? Doni Byronë, dilni na thoni qëndrimin tuaj zyrtar për kryetarin e Bashkisë Kamëz të arrestuar për korrupsion dhe ju i shkonit në qeli?! Ndahuni na korrupsioni pastaj hajdeni na bëni moral për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ky është angazhimi i vërtetë i juaji në luftën kundër korrupsionit. Doni Byronë? Jemi të angazhuar që premtimin tonë ta cojmë përpara. Ekspertët e PS kanë punuar dhe kur fituam besimin e popullit në 23 qershor e bëmë realitet angazhimin për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Ju edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk keni marrë pjesë në asnjë diskutim. Faleminderit për vullnetin deklarues për Byronë." -u shpreh ministri i brendshëm nga foltorja e kuvendit.

tahiri
 
Ora 11:30 Paloka: Pse nuk vjen në Kuvend Byroja Kombëtare e Hetimit?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka kërkoi arsyen e mosparaqitjes së këtij projektligji të dakordësuar në Kuvend.

“Përfaqësuesja e qeverisë (Ermonela Felaj) ose nuk kishte dijeni fare se ekzistonte një projektligj i tillë i dakordësuar, apo se di pse mbajti atë qëndrim se për minuta të tëra nuk arritëm të kuptonim nëse ekzistonte projektligji. U sqarua po nga një pjestar i maxhorancës. Ekziston jnë projektligj i pregatitur nga OPDAT dhe nga ministri aktual i Rendit, ka një dakordësi për këtë projektligj nga PD, dhe pritet...se çfarë pritet, që ky projektligj të kalojë në Parlament”, tha Paloka.

Më herët Paloka me urdhër të kryetarit Basha një ditë më parë ka shprehur shqetësimin  e tij për mungesën e ligjit në parlamënt për diskutim
 
“Pse nuk e sillni ligjin në parlament? Për byronë e hetimit ka consensus dhe ka mbështetje nga ndërkombëtarët, pse pengohet? Byroja është për të luftuar korrupsionin pse po vonohet?Pse trembet qeveria?”-kështu është shprehur Paloka në konferencën e kryetarëve para nisjes së seancës
 
Burime për Shqiptarja.com nga brenda konferencës bëjnë me dije se pas një debate të gjatë për këtë çështje kryetari Xhafaj pranoi ekzistencën e ligjit dh u shpreh se do të ndiqet procedura

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois