Dosjet e inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit do të vazhdojnë rrugën e gjykimit të ndarë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në seancën paraprake që u zhvillua sot për Inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërkohë që më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake. Për seancën paraprake të kësaj të mërkure, për Inceneratorin e Fierit u paraqitën edhe Lefter Koka dhe Alqi Bllako, që përmes avokatëve të tyre paraqitën pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.

Lefter Koka ka qenë i ashpër sot në seancë kur ka thënë se po mbahet në burg pas një denoncimi të një të çmendureje, siç e quajti ai Monika Kryemadhin. Më pas ish-ministri ka ndjerë shqetësime kardiake dhe është larguar salla e gjyqit. Kujtojmë se prej kohësh ai ka kërkuar lirinë për shkak të problemeve me zemrën.Koka u largua me ambulanca nga GJKKO. Ndërsa Alqi Bllako, ka kërkuar që të rrëzohen akuzat për shpërdorim detyre pasi sipas tij nuk sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nuk mund të cilësohet zyrtar i lartë.

Vendimi nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim do të merret në 22 shkurt. Për inceneratorin e Fierit, gjykata ka marrë 20 të pandehur dhe behet fjalë 4 milionë euro të cilat u paguan për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.  

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.

Për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
Alqi Bllako kërkon pushimin e akuzës për shpërdorim detyre: Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s'mund të cilësohet zyrtar i lartë

1669202684_AlqiBllakonekomision.jpg

Alqi Bllako ka paraqitur deklarime dhe pretendimet e tij në lidhje akuzat e ngritura nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Që në nisje të fjalës ai është deklaruar i pafajshëm, teksa ka ngritur çështjen e kompetencave të gjykatës.

"Kam kryer të gjitha procedurat ligjore. Akuza e ngritur për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nuk qëndron pasi në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, nuk mund të gjykohet si zyrtar i lartë. Kështu gjykata duhet të urdhërojë prokurorin për saktësimin e akuzës sepse pozicioni i sekretarit të përgjithshëm, nuk mund të cilësohet si zyrtar i lartë”, ka deklaruar Bllako ndërsa ka kërkuar pushimin e akuzës për shpërdorim detyre.

Ora 13:12
Seanca për inceneratorin e Fierit, largohet me ambulancë nga salla e gjyqit Lefter Koka! Nuk ndihet mirë prej problemeve me zemrën

1676463170_thumbsbcae2630073aba7f5e6b2fd5a32518209a.jpg

Lefter Koka është larguar me ambulancë nga salla e seancës paraprake për inceneratorin e Fierit për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Mësohet se Koka u largua nga salla se nuk ndihet mirë nga zemra. Ndërkohë vazhdon gjyqi në mungesë të tij.

Ora 12:47
Lefter Koka: Si mund të arrestohen qytetarë të pafajshëm nga kallëzimi i një të çmendure si Kryemadhi? Kam shërbyer me besnikëri e në përputhje me ligjin

1676462273_80001e9226924a74a45cc31441fa9027c681.jpg

Lefter Koka ka folur në seancën paraprake për inceneratorin e Fierit duke e cilësuar Monika Kryemadhin si “të çmendur” ndërsa thotë se ka shërbyer me besnikëri dhe në përputhje me ligjin.

“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallëzimin e një të cmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë të pafajshëm. Unë i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qëndrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.