Rrëzohet kërkesa për liri, Apeli lë në burg dhëndrin e Sejdinit dhe mikun e tij për vrasjen e shokut

Rrëzohet kërkesa për liri, Apeli lë në burg dhëndrin e Sejdinit dhe mikun e tij për vrasjen e shokut

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur sot që të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin për vrasjen e mikut të tyre Florian Lamce. Gjykata refuzoi kërkesën e të arrestuarve për caktimin e një mase më të butë, arrest në shtëpi, duke i lënë në qeli, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Florian Lamçja alias “Shabani” në Elbasan u vra me shishe birre dhe karrige nga dy shokët e tij, Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, dhe miku i tij Adriano Hajdari.

Ngjarja ndodhi në 30 korrik të këtij viti në orën 4 të mëngjesit. Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në zonën e Elbasanit duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Të dehur, pas debatit, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre.

Sipas vendimit të gjykatës, Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë karrige  me të cilin  është qëlluar disa herë në kokë. Por veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë. 

Dy të arrestuarit para grupit hetimor kanë deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë