Rrëzohet në det avioni F-4 në Greqi, gjendet i vdekur nënkomandati 29 vjeçar! Vijojnë kërkimet për kapitenin e zhdukur

Rrëzohet në det avioni F-4 në Greqi, gjendet i vdekur nënkomandati 29 vjeçar! Vijojnë kërkimet për kapitenin e zhdukur

Viktima dhe kapiteni i zhdukur

Një avion ushtarak F-4 i Greqisë është rrëzuar në det mëngjesin e ditës së sotme në jug të Andravidës. Për pasojë është gjetur i vdekur njëri prej pilotëve, 29-vjeçari Marios - Michael Turoutsikas i cili ishte njëkohësisht edhe nënkomandant.

Ndërkohë autoritetet po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit, 31 vjeçar Sminagos Efstathios Tsitlakidis. Mësohet se pilotët po kryenin një fluturim stërvitor me avionin F-4 që u përplas në një zonë detare në jug të aeroportit të Andravidës.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, dy pilotët e Phantom F-4 nuk kanë pasur kohë të largohen nga avioni që u rrëzua në det. Sipas të njëjtit informacion, operatorët F-4 e bënë lundrimin e ulët një term që do të thotë fluturim i ulët me një minimum prej 300 këmbësh lartësi mbi det. Nga ana tjetër, thellësia në pikën e rënies së F-4 është 1000 metra.

Pas ngjarjes së rëndë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos ka shpallur tre ditë zie kombëtare për Forcat e Armatosura.
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin