Rrëzohet në Francë helikopteri
i blerë nga qeveria shqiptare

PARIS - Një helikopter "Cougar" i kompanisë “Eurocopter” i destinuar për ushtrinë shqiptare është rrëzuar dje në Alpet franceze duke shkaktuar vdekjen e 6 anëtarëve të ekuipazhit.

Stacioni francez i radios, Europa 1, të cilit i referohet BBC, tha se helikopteri “Cougar” i kompanisë së aviacionit "Eurocopter" ishte destinuar për ushtrinë shqiptare.

Mediat ndërkombëtare duke iu referuar zyrtarëve raportojnë se helikopteri ishte në një test të fundit fluturimi, dhe në bord ndodheshin 6 pilotë dhe teknikë të komanisë franceze "Eurocopter" , dhe prapa tij ishte dhe një helikopter tjetër.

Helikopteri AS 532AL i tipit “COUGAR”  duket se po bënte testet e fundit në kanionet e Verdonit, në juglindje të Francës, para se t'i dorëzohej qeverisë shqiptare e cila kishte firmosur kontratën për blerjen e tyre, në 2009.

Helikopteri parashikohej të përdorej nga ushtria për transportimin e personaliteteve por dhe për nevoja të tjera të ushtrisë. Ndërkohë që nëpëmjet një njoftimi për shtyp dje Ministria e Mbrojtjes informoi se helikopteri i kësaj kompanie do të mbërrinin sot në Shqipëri dhe për këtë do të kryhej një ceremoni zyrtare në orën 18:00 në aeroportin e Rinasit.

SI U RREZUA HELIKOPTERI
Aksidenti ndodhi rreth orës 13:45 minuta në fshatin La Verdon Palud. Rrëzimi është parë me sy të lirë nga turistët të cilët po drekonin në atë zonë në jug të Grancës. Dëshmitarët thanë se helikopteri po fluturonte shumë pranë tokës, rreth 70 metra. Pronari i lokalit i tha AP se ka pasur një shpërthim dhe më pas është parë tym i zi. Ende nuk dihen shkaqet e qarta të aksidentit, por zjarrfikësit dyshojnë se helikopteri mund të jetë paplasur me një kabull që furnizonte zonën me energji elektrike.

HELIKOPTERI DO VINTE SOT, CEREMONIA U ANULUA
Njoftimi i ministrisë së Mbrotjes i përhapur dje në redaksitë mediatike njoftonte se "Ditën e enjte, më datë 26 korrik 2012, ora 18:00 në Aeroportin “Nënë Tereza”, në pjesën e Komandës së Forcave Ajrore, Rinas, do të zhvillohet një ceremoni me rastin e ardhjes së dy helikopterëve të rinj “COUGAR” dhe “EC-145”, prodhuar për Forcat tona Ajrore, në kuadër të një kontrate me kompaninë franceze “Eurokopter”.
Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, personalitete të larta nga Presidenca, Kryeministria, përfaqësues nga Ambasada Franceze dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave tona të Armatosura etj. ". Nga ana e saj ministria e Mbrotjes njoftoi sot rreth orës 10:24 minuta, (2 orë pas publikimit të lajmit ne media) se ceremonia është anuluar.
Ministria e Mbrojtjes kërkon të sqarojë se asnjë anëtar i ekuipazhit që u rrëzuan në aksidentin tragjik në aplet franceze nuk është shqiptar. Sipas kontratës helikopteri do të mbërrinte në aeroportin e Rinasit nga pilotët e kompanisë më pas do t’i vihej në dispozicion ushtrisë shqiptare. Ndërkohë që pak kohë më parë 5 pilotë janë trajnuar nga kjo kompani për drejtimin e këtij helikopteri.

HELIKOPTERIN DO E  BEKONIN ZYRTARET E PRESIDENCES E KRYEMINITRISE
Madje ishte parashikuar dhe “Bekimi i helikopterëve” gjatë së cilit personalitete të larta nga presidenca, kryeministria dhe ambasada franceze, të kryenin një vizitë në bordin e helikopterit. Gjithashtu “Cougar” do të ngrihej në fluturim për të përshëndetur të pranishmit.
(Redaksia Online/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira