Një i moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kali në fshatin Hoçman në Pogradec.

Sipas policisë, rreth orës 17:40 në spitalin e Prrenjasit ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç.

Nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.