Rrëzohet një helikopter ushtarak në Kroaci, anije shpëtimi dhe ekipe tjera drejt vendit të ngjarjes

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Kroaci.

Mediat kroate njoftojnë se dy anije shpëtimi dhe ekipe tjera janë dërguar drejt vendit të ngjarjes, por ende s’ka informacione nëse ka të vdekur, njofton televizioni kroat HRT.

“Policia është njoftuar se ndërmjet Zablac dhe Zlarin ka rënë në det një helikopter. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë dërguar dy anije” ka njoftuar policia e Shibenikut duke bërë me dije se janë mobilizuar edhe ekipe tjera.

Ministria e Mbrojtjes ndërkaq ka bërë me dije se bëhet fjalë për helikopter ushtarak Kiowa Warrior.

“ Janë marrë të gjitha masat me qëllim të gjetjes dhe shpëtimit të ekuipazhit. Me kohë ta njoftojmë opinionin publik për të gjitha detajet” ka njoftuar ministria kroate e mbrojtjes.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga e hëna duhet leje për të dalë nga shtëpia, a është ky një vendim i duhur i qeverisë?

Komento